MARINZE - Pavarësisht nga dëmi i shkaktuar në zonën e Marinzës dhe presioni i shtetit e opinionit publik për të ndërprerë aktivitetin deri në bonifikimin e pasojave, kompania “Bankers Petroleum” nuk ka ndërmend ta pezullojë aktivitetin e saj. Në raportin e veprimtarisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kompania njoftoi se planifikon të shpojë 11 puse horizontalë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, nëntë puse horizontale në fushën e Patos-Marinzës, pikërisht aty, ku ndodhi edhe katastrofa mjedisore, një pus horizontal në Kuçovë dhe një pus horizontal për depozitimin e ujit.
“Bankers do të vazhdojë të zgjerojë programin e injektimit të polimerit dhe ujit me konvertimin e katër puseve të planifikuara në tremujorin e dytë. Shumica e konvertimeve të 2015-ës janë planifikuar për gjysmën e dytë të vitit, pas instalimit të pajisjeve”,- thuhet në njoftimin e kompanisë koncesionare kanadeze.
AKBNRaporti i Bankers për zgjerimin e aktivitetit vjen në një çast kur Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka nisur një hetim të dytë ndaj aktivitetit të kompanisë, ndërkohë që ka vendosu pezullimin e çdo kërkimi në zonë për një periudhë së paku dy vjeçare. Në një dalje të djeshme para shtypit, kreu i AKBN, Dael Dervishi, tha se hetimi i dytë është nisur për shkak të shtimit të dyshimeve se kompania mund të ketë kryer të tjera abuzime në vitin 2012. Lidhur me shpërthimin e gazit ne Patos-Marinze, sipas kreut te AKBN ne këtë zone, nuk do te kryhen kërkime per te paktën nje periudhe 2-vjeçare, afat i konsideruar si i domosdoshëm për rehabilitimin e mjedisit.
FitimetSpias raportit të vetë kompanisë për rezultatet financiare gjatë tremujorit të parë 2015, të ardhurat ishin 72 milionë dollarë (39.66 USD/fuçi) kundrejt 109 milionë dollarë (57.29 USD/fuçi) në tremujorin e mëparshëm dhe 145 milionë dollarë (87.39 USD/fuçi) gjatëtremujorittëparë 2014.
Rënia e çmimit si pjesë e përqindjes ndaj Brent kundrejt tremujorit të parë 2014 është kryesisht si pasojë e shitjeve më të larta të naftës në tregun e brendshëm. Renta minerare paguar Qeverisë Shqiptare dhe institucioneve të varësisë gjatë tremujorit të parë 2015 ishte 10 milionë dollarë (14% e të ardhurave) kundrejt 16 milionë dollarë (15% e të ardhurave) gjatë tremujorit të kaluar dhe 22 milionë dollarë (15% e të ardhurave) gjatë tremujorit të parë 2014.
Të ardhurat e gjeneruara nga operacionet ishin 25 milionë dollarë gjatë tremujorit të parë 2015 kundrejt 23 milionë dollarë gjatë tremujorit të kaluar dhe 83 milionë dollarë gjatë tremujorit të parë 2014. “ Kompania vijon të mbajë një pozicion të fortë financiar me likuiditete prej 58 milionë dollarë dhe kapital aktiv prej 174 milionë dollarë” thekson kompania në raport.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56