SARANDE- Agron Cane është përballur ditën e djeshme me denoncuesen e tij, 40-vjeçaren E. G. Gjatë seancës së sigurisë së provës në Gjykatën e Sarandës, përballë gjyqtares Nevrije Duka, E. G., ka deklaruar se, po përgatiste që të bënte një video-përgjim për ish-aktivistin e deputetit socialist dhe i është kërkuar që ta bënte në këtë kohë.
Gjatë dëshmisë së saj, denoncuesja ka deklaruar se, nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie me Canen. Seanca e sigurimit të provave ka zgjatur për më shumë se, dy orë në ambientet e Gjykatës së Sarandës. Ndërkaq, për avokatin e Canes, Gjergj Imeraj, gjatë vitit 2014, 40-vjeçarja e ka takuar klientin e tij 4 herë dhe të gjitha këto raste në orarin zyrtar. Denoncuesja nuk ka folur në lidhje me të ardhurat se si i siguronte.
/Shqiptarja.com