Sot është dita e dëshmisë ish-presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij Hillary Clinton, e cila aktualisht po merret në pyetje nga anëtarë të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si pjesë e hetimit të tyre mbi dosjen Jeffrey Epstein.
Në sallë nuk lejohen kamera, por Clinton publikoi pak minuta më parë në rrjetet sociale deklaratën e saj të plotë hyrëse.
Në të, ajo mohon të ketë pasur dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein-it – dhe sfidon Komitetin që të thërrasë në dëshmi Presidentin Donald Trump.
“Nëse ky Komitet është serioz për të mësuar të vërtetën mbi krimet e trafikimit të Epstein-it, nuk do të mbështetej në deklarata të shkurtra për shtyp për të marrë përgjigje nga presidenti ynë aktual mbi përfshirjen e tij; do ta pyeste drejtpërdrejt, nën betim, për dhjetëra mijëra herët që emri i tij shfaqet në dosjet e Epstein-it”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Clinton.
Në deklaratën e saj hyrëse, Hillary Clinton thotë se nuk ka asnjë informacion lidhur me hetimet për aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.
“Siç kam deklaruar në dëshminë time nën betim më 13 janar, nuk kisha asnjë dijeni për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk më kujtohet të kem pasur ndonjëherë kontakt me zotin Epstein. Nuk kam fluturuar kurrë me avionin e tij dhe nuk kam vizituar ishullin, shtëpitë apo zyrat e tij. Nuk kam asgjë për të shtuar mbi këtë",- thotë Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit.
Si funksionon dëshmia?
Bëhet fjalë për një dëshmi nën betim, e dhënë jashtë gjykate në kuadër të një hetimi të Kongresit amerikan. Dëshmitarët do të dëshmojnë nën betim, me dyer të mbyllura, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve dhe hetuesve të komisionit.
Seanca do të regjistrohet dhe më pas do të transkriptohet. Dhënia e deklaratave të rreme mund të sjellë pasoja ligjore. Fillimisht, Clintonët kishin refuzuar të dëshmonin, duke pretenduar se hetimi ishte i motivuar “politikisht”.
Ish-presidenti Bill Clinton do të dëshmojë nesër.
Clinton ka thënë se ka udhëtuar me avionin e Epstein në vitet 2000 me stafin e tij, në mbështetje të punës filantropike të Fondacionit Clinton. Ai ka mohuar çdo njohuri apo përfshirje në krimet e Epstein dhe Maxwell. Asnjëherë nuk është akuzuar për ndonjë shkelje lidhur me Epstein.
Dokumentet e publikuara në dhjetor, disa imazhe tregojnë Clinton, përfshirë një foto ku ai po noton në një pishinë dhe një tjetër ku ai është shtrirë pas me duar pas kokës në një jacuzzi. Clinton është fotografuar disa herë me Epstein gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, para se Epstein të arrestohej për herë të parë..
Dyshja Clinton pranoi të paraqitej përpara komisionit pasi Dhoma e Përfaqësuesve u shpreh e gatshme të procedonte me një votim dypartiak për t’i akuzuar për shpërfillje të Kongresit, çka do të mund të sillte ndjekje penale.
“Askush nuk po i akuzon Clintonët për ndonjë shkelje,” deklaroi James Comer. “Ne thjesht kemi shumë pyetje.” Hillary Clinton pritet të paraqitet rreth orës 15:00 të së enjtes, 26 shkurt. Dëshmia e ish-sekretares së Shtetit ishte planifikuar fillimisht për 9 tetor, më pas u shty për 18 dhjetor. Një thirrje e mëvonshme për paraqitje e caktoi datën 14 janar 2026, por as atëherë ajo nuk u paraqit.
Qëndrimi i çiftit Clinton
Clintonët kanë denoncuar një fushatë hakmarrjeje politike ndaj tyre, të orkestruar nga ish-presidenti Donald Trump. Në fillim të shkurtit, ata jo vetëm që pranuan të dëshmojnë, por gjithashtu kërkuan që dëshmitë e tyre të bëhen publike./Corriere Della Sera

Komentatori politik amerikan Benny Johnson ndau një imazh në X që tregon Hillary Clinton duke dëshmuar nën betim para Komitetit të Mbikëqyrjes për dosjen Epstein.
Johnson tha në postim se "Clinton nuk duket e lumtur" dhe se imazhin e siguroi deputetja amerikane Lauren Boebert, e cila më pas e konfirmoi.
“Gjithçka është në rregull," i tha Boebert BBC. "Fotografia u bë para dëshmisë, ashtu siç u publikua deklarata e hapjes e dëshmitarit para fillimit të depozitimit. Një pushim i vogël dhe i këndshëm."
Ajo theksoi se askush nuk është "në telashe" dhe refuzoi të komentonte më tej nëse kjo shkelte ndonjë rregull lidhur me fotografitë gjatë depozitave.
Postimi shkaktoi një ndërprerje të dëgjesës, por tashmë po vijon.


Clinton kërkon që shumë persona, përfshirë Pam Bondin dhe Marco Rubio, të dëshmojnë për Epstein
Në deklaratën e saj sot, Hillary Clinton kërkon që presidenti Donald Trump të dëshmojë para komitetit që po heton çështjen Epstein.
Por Trump nuk është i vetmi që ajo sfidon të thirret për dëshmi. Clinton përmend Sekretarin aktual të Shtetit, Marco Rubio, dhe Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi, duke thënë se edhe ata duhet të pyeten për “pse kjo administratë po braktis të mbijetuarit dhe po luan në favor të trafikantëve”.
Komiteti duhet të lëshojë thirrje zyrtare për këdo që ka pyetur se kur do të mbahej nata e “festës më të çmendur” në ishullin e Epstein, thotë ajo.
Sipas Clinton, edhe prokurorët në Florida dhe Neë York duhet të pyeten përse i dhanë Epstein një “marrëveshje të favorshme” dhe pse nuk hetuan të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë, një referencë e dukshme ndaj komenteve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk në një email të vitit 2012 drejtuar Epstein, i gjetur në dosjen e tij.

Deklarata hapëse e Hillary Clinton akuzon komitetin për "teatër politik partiak", që ajo thotë se është një "braktisje e detyrës dhe një fyerje për popullin amerikan".
Ajo thotë se komiteti ka vendosur ta thërrasë atë për dëshmi, megjithëse ajo pohon se nuk e ka njohur kurrë Jeffrey Epstein dhe nuk ka pasur njohuri për krimet e tij, si një mënyrë për të shpërqendruar dhe fshehur veprimet e presidentit Donald Trump.
Clinton akuzon komitetin se ka bërë pak përpjekje për të pyetur dhe hetuar ata që shfaqen më shpesh në dosjet e Epstein.
"Ky dështim institucional është projektuar për të mbrojtur një parti politike dhe një zyrtar publik, në vend që të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat dhe të mbijetuarit, si dhe për publikun që gjithashtu dëshiron të zbulojë thelbin e kësaj çështjeje", tha ajo.
Komente










