Skandali Fullani, Braçe: Blerja
e "Dajtit" 43 milion $, pa garë

Skandali Fullani, Braçe: Blerja <br />e
TIRANE - Dy vite pas blerjes se Hotel "Dajtit", deputeti socialist Erjon Braçe nxjerr në dritë disa dokumente ku përfshijnë sërish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

"Në mes të krizës Guvernatori ka urdhëruar edhe ndalimin e transferimit të fitimit të bankave në sistem, ndryshon brenda një dite buxhetin e Bankës, miraton e shpall prokurimin e drejtpërdrejtë me Qeverinë dhe i hyn blerjes së hotel "Dajtit", por blerja nuk mjafton për të, nuk fitoi asgjë" shkruan Braçe në Facebook.

Pas kësaj procedure nisin shpenzimet e tjera, ekstra, duke miratuar shpenzime për përshtatjen e pjesshme të Hotel "Dajtit" me një vlerë prej 567 mijë dollarë, edhe ky shpenzim përsëri pa garë por me "procedure të veçantë prokurimi".

Vendimi i 2 ka miratuar shpenzime për projekt zbatimin e përshtatjes së Hotelit-Bankë "Dajti" siç e quan Braçe me një vlerë 1 mln dollarë edhe ky pa garë por sërish me "procedure të veçante prokurimi".

Dy vite pas blerjes së shtrenjtë, të pa parashikuar, të panevojshme e të pa arsyetuar të Hotel "Dajtit", Banka e Shqipërisë ka harxhuar edhe 1.5 mln dollarë për projektin dhe përshtatjen e pjesshme të tij!

Por Shpenzimet për Hotel Dajtin nuk kanë mbaruar akoma, duke shtuar edhe shpenzimet e rindërtimit të tij.

Më tej Braçe shkruan se “paratë e Bankës së Shqipërisë po bëhen tulla e llaç, por ç'rëndësi ka, kështu fitohen para dhe ky është biznesi i guvernatorit Fullani”.

(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh