Përfshirja e futbollistit të njohur italian Domenico Criscito që aktualisht militon me Zenit San Petersburg, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja në hetimin e prokurorisë së Cremonës. Kështu pas rastit të shqiptarit Armand Caca që u vu nën hetim që në nisjen e skandalit të basteve, tani prokuroria vuri në pranga shqiptarin tjetër Kujtim Qoshi.
Qoshi konsiderohet si lidhja kryesore e futbollistëve me kreun e grupit të skandalit të basteve në Itali, me një boshnjak që në përgjimet telefonike identifikohet me emrin Altic. ndeshja e dyshuar ku ka gisht edhe shqiptari Kujtim Qoshi është Lazio - Genoa e cila përfundoi me shifrat 4-2.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit janë takuar në një restorant në Genoa, me emrin "L’Osteria del Coccio", takim që ndodhi në 10 Maj 2011. Në këtë "samit" Qoshi dhe Altic kanë qenë në shoqërinë e futbollistëve Criscito dhe Giuseppe Sculli.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com