Skandali i CEZ, Karaj: Padi
Berishës e Metës,dëmi 39 mln €

Skandali i CEZ, Karaj: Padi<br />Berishës e Metës,dëmi 39 mln €<br>
Eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Karaj, ka paditur në Prokurorinë e Përgjithshme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta. I njohur ndryshe dhe si njeriu  që zbuloi skandalin e privatizimit të kompanisë CEZ, Karaj ka njoftuar se ka përfunduar investigimin e plotë e të saktë të skandalit CEZ, duke dërguar në Prokurori padinë ndaj 7 personave.

Sipas ekspertit të OSHEE, personat e paditur i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej së paku 39.5 milionë euro nga veprimtaria kriminale. Më tej, ai shton se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë drejtësi dhe jo të rrinë nën hyqmin e kriminelëve.

“Sot, pas nje pune relativisht te gjate dhe te lodhshme, pas nje ivestigimi te plote e te sakte, perfundova dhe dergova prane Prokurorise se Pergjithshme nje padi, kunder Ilir Metes, Sali Berishes, Kastriot Ismailit, Bujar Nepravishtes, Martin Roman, Tomas Pleskash dhe Jozef Hejsek, lidhur me vepren e korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe ushtrimin e ndikimit te paligjshem te kryer pergjate lidhjes dhe zbatimit te kontrates DIA-CEZ. Demi ekonomik i shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale eshte se paku 39.5 milione Euro. Per cdo te re lidhur me kete ceshtje, do te kemi komunikim direkt si dhe nepermjet medias. Shqiperia dhe shqiptaret, meritojne drejtesi dhe jo te rrine nen hyqmin e krimineleve, te korruptuarve dhe shpërdoruesve”, shkruan Karaj në ‘Facebook’.karaj fb

(Padia e Romeo Karaj në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU