Skandali i CEZ, Romeo Kara 
kallëzon penalisht Sali Berishën 
Dosja/Prokuroria çon për gjykim drejtorin e CEZ

Skandali i CEZ, Romeo Kara <br />kallëzon penalisht Sali Berishën <br />Dosja/Prokuroria çon për gjykim drejtorin e CEZ
Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ.
 
Në kallëzimin penal që Report Tv disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.
 
Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

5 vepra penale/Padi dhe për ish-ministrin Ruli e 15 zyrtarë
Ish-kryeministri dhe 15 zyrtarë të tjerë mes tyre dhe ministri Genc Ruli e zv/ministrat Alfred Rrushaj dhe Sherefedin Shehu, akuzohen për 5 vepra penale.
 
Konkretisht ”mashtrim”, “shpërdorim detyre“, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, ”shkelje të barazisë në tenderë apo ankande” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.
 
Pas një hetimi 2-vjeçar për shkeljet gjatë privatizimit tek CEZ, subjekt i kallëzimit është dhe Nuel Kalaj, personi që komisioni hetimor parlamentar e cilësoi si sekserin e këtij privatizimi mes palës shqiptare dhe drejtuesve të lartë të CEZ.
 
Por pasi iu drejtua zyrave të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dorëzohen kallëzimet për deputetet dhe zyrtarët e lartë, Romeo Kara nuk mundi të bëjë kallëzimin e tij verbalisht dhe të protokollonte provat voluminoze, kjo për shkak të ndryshimit të procedurës pranë organit të akuzës.
 
Ndaj kallëzimi dhe dosja me provat u dorëzuan me postë.
 
Shkeljet me privatizimin
Juristi i OSHEE liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.
 
Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Ashtu si në rastin e privatizmit të dështuar të Albetrol nga Rezart taçi, edhe CEZ nuk pagoi kurrë 10% e garancisë që duhet paguar në privatizime strategjike.
 
Por ndryshe nga Taçi, në rastin e CEZ shkelja nuk u bë kurrë publike.

U ndryshua niveli i borxhit të keq si dhe kushte të tjera të paparashikuara në tender. U zhvlerësuan në dëm të shtetit shqiptar asetet e OSSH.
 
Qeveria duhej të privatizonte shërbimin dhe jo asetet. Legjislacioni i kohës në të cilin u krye privatizimi, ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim.
 
Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!