Skandali i drejtësisë, Apeli i Durrësit i hoqi dënimin me 7 vjet burg Altin Hajri, për tentativë vrasje të hidraulikut

Skandali i drejtësisë, Apeli i Durrësit i hoqi dënimin me 7 vjet burg Altin Hajri, për tentativë vrasje të hidraulikut

Kompleksi 'Golden' dhe Altin Hajri

Altin Hajri, pronari i resortit "Golden" në Shijak, i cili sot është një nga personat më të kërkuar të policisë, në fund të dhjetorit 2019 është deklaruar i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Durrës për akuzën e vrasjes me dashje mbetur në tentativë.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se Altin Hajri që tashmë është  i shpallur në kërkim si i dyshuar për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, fillimisht u  dënua me 7 vite burg nga gjykata e shkallës së Parë në Durrës për tentativë vrasje të M.Ballës. Por vendimi i apelit i hoqi Altin Hajrit në fund të dhjetorit që lamë pas dënimin me 7 vjet burg.

Para se të jepej vendimi i pafajsisë nga Apeli i Durrësi në fund të dhjetorit, Altin Hajri ishte i shpallur në kërkim ishte i kërkuar nga drejtësia pasi në qershor të 2017-ës, ai është dënuar në mungesë me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 dhjetor të vitit 2017,  ku Altin Hajri ka tentuar të vrasë M.Ballën, bashkëfshatarin e tij në Pjezë, me të cilin i kanë shtëpitë vetëm 20 metra larg.

Hajri e kishte punësuar Ballën së bashku me djemtë e tij, për të bërë punimet hidraulike në resortin "Golden", por nuk kishte shlyer ndaj tyre një pagesë 2-3 mijë euro për punimet. Sipas dëshmisë së M.Ballës dhe djemve të tij, ata kanë kërkuar të takojnë Altin Hajrin për t'i marrë paratë, por nuk e kanë gjetur në resort, ndërsa shpesh u thuhej se Hajri nuk ndodhej në Shqipëri. 

E çuditshmja në këtë proces gjyqësor, ku Altin Hajri është gjykuar në mungesë, është fakti se M. Balla ka ndryshuar dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, ku e ka identifikuar Altin Hajrin, me atë dhënë para gjykatës. Ai ka thënë se pranë portës së shtëpisë së Hajrit ishin 3-4 persona ku ai nuk ka identifikuar asnjërin prej tyre. Por gjykata ka vlerësuar se dëshmia që duhet marrë provë në gjyq është ajo e dhënë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ndërkohë Altin Hajri është një ndër personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur më   17  janar 2020 në Kamzës. Ai dyshohet se ka rrëmbyer Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, "Golden" ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 30/01/2020 15:47

    Pse nuk merreni me gjykatesit qe e kane liruar? Te pakten te behen emrat publike

    Përgjigju
  • Todi: 30/01/2020 12:42

    Cilet gjyqtare e kane gjyku ne apel? Ska veting per apelin e tirones dhe jo me per durrsin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë