Skandali i lobimit të LSI/ Valteri në Report Tv: S’jam paguar nga Rama apo nga ‘inceneratorët’ për të paditur në SPAK Metën! Do ketë denoncime të tjera të ministrave

TIRANË- Halit Valteri ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë lekë nga Edi Rama apo nga “bosët” e inceneratorëve për të denoncuar në SPAK presidentin Ilir Metën lidhur me skandalin e lobimit nga gazeta e madhe austriake, "Kronen Zeitung". Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Valteri është shprehur se qëllimi i tij është që t’i shërbejë shqiptarëve duke kërkuar drejtësi për ata njerëz që kanë shfrytëzuar detyrën për t’u pasuruar.

“Që ta kuptojnë dhe këta politikanë si Meta që nuk janë sulme as nga paratë e Ramës apo inceneratorëve, nëse gjeni 10 lekë të reja që jam paguar largohem, dhe nuk dal më”, tha Valteri.

Se çfarë kërkon nga kjo padi, Valteri e ka të qartë, të zbulojë se nga ku janë marrë 690 mijë dollarë të përdorura për lobimin nga LSI dhe Ilir Meta. Për këtë thotë se ka besim te drejtësia e re se do të zbulojë të vërtetën.

“Për këtë aferë nuk ka asnjë problem nëse pagesa do të ishte bërë nga banka apo LSI, po 690 mijë dollar janë shumë e madhe dhe mendohet se janë përfituar nga korrupsioni se askush nuk i shpenzon askush për 2 ditë në SHBA. Kam dorëzuar padinë dhe kamë kërkuar që të vihen përpara përgjegjësisë personat, ku i kanë marrë këto para LSI dhe Meta. Njerëzit kanë pritshmëri nga drejtësia e re dhe unë jam nga ata, unë kam besim që ato njerëz kanë njëfarë integriteti, janë njerëz që nuk janë rastësisht aty dhe një ditë do e nxjerrin frikën", tha ai. 

Megjithatë, ky denoncim i tij nuk do të ndalet vetëm me Metën.

“Do vazhdoj me denoncime, ministra aktual, drejtora akual, ish-ministra”, u shpreh Valteri.

Si një ish-deputet i PD-së, Valteri pati edhe një koment për partinë e tij, për të cilën e krahasoi me një Kështjellë, që dita-ditës po shkërmoqet.

“PD e ka mbyllur ciklin dhe misionin për të sjellë pluralizmin në shtëpi, çdo gjthë është një kështjellë që po i shkërmoqet një tullë”, përfundoi ai në Report Tv.

Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung"  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

Artikulli i botuar në gazetën austriake për presidentin Meta

 

Urimi i McKeon group për Metën

Kontrata me Dorolita

Kontrata MCKeon Group LSi- Aplikim FARA

Kontrata MCkeon - dorelita - aplikimi FARA

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoshta: 09/06/2022 07:28

    Do te te besoja o Halit vetem po te mos ishe islamik i betuar dhe i terbuar. E pe sa te vlejti lekuara dhe e more vesh mire se sa takat kishe dhe sa vota more edhe pse per ty loboi xhemati. Halit stonon shume edhe ne te shprehurt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë