GREQI - Skandali i mishit të kalit është përhapur edhe në Greqi. Autoritet greke kanë deklaruar se një përqindje e konsiderueshme e mishit të kalit është gjetur në produktet e ngrira të mishit të viçit.

Autoriti Kombëtar i Ushqimit në Greqi njoftoi se nga analizat laboratike të disa produkteve të ngrira me mish viçi të cilat ishin për shitje në supermarketet greke dolën me përbërje me mish kali me etiketë ta padeklaruar.

Në Greqi janë tërhequr nga tregu të gjitha produket e mishit të kompanisë Zikoudi Vassiliki e cila kishte importuar mish nga Rumania.

Ky është rasti i pare, që shënohet në Greqi pas shpërthimit të skandalit të mishit të kalit në Evropë.

Kompania suedeze Ikea e cila ka tërhequr nga tregu evropian disa produkte të ngrira mishi, tha se do të ndalojë gjithashtu shitjen apo shërbimin e hamburgerëve në dyqanet edhe në Greqi.

Skandali për mishin e kalit të deklaruar në mënyrë të rreme shpërtheu në fillim të shkurtit ku u gjetën gjurmë mishi kali në hamburger, që shiteshin në supermarkete në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)