ITALI - Asnjë gjurmë e ADN-së të mishit të kalit nuk është gjetur në produktet e mishit të grirë të kompanisë më të madhe të ushqimit Nestle.
Analizat laboratorike nga Instituti i Sigurisë Ushqimore të Torinos për produket e sekuestruara të kësaj kompanie rezultuan negative.
Të premten u konfiskuan nga policia e shtetit 26 tonellata produkte ushqimore të përpunuara më mish vici.
Skandali i mishit të kalit shpërtheu në Britani pas testimeve, që treguan se në vend të mishit të pastër të viçit ato përmbanin mish kali. Skandali ka prekur gjithë rrjetet e industrisë ushqimore të furnizimit në të gjithë Bashkimin Evropian.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com