Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore 

Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” u shpreh se i bëri thirrje Metës që të kursehet në dhënien e dekoratave, pasi sipas tij, në rast se vijohet me këto ritme po kthehen gjithë qytetarët shqiptarë në “Nderi i Kombit”, duke ua humbur vlerën atyre.

Sa i takon çështjes së dhënies së dekoratave, presidentë të ndryshëm kanë pasur qasje dhe kritere të ndryshme për dhënien e dekoratave. Natyrisht Presidenti Rexhep Mejdani që e kam ndjekur nga afër dhe e kam njohur ka qenë shumë dorështrënguar në dhënien e dekoratave. Opinion im ka qenë që në qoftë se dekoratat do të jepen pa kriter, ato do e humbin vlerën.

Dhe unë i kam dhënë të drejtë. Kështu që dekoratat nuk duhet të lëshohen kështu siç po i lëshon Iliri se po u bënë të gjithë me dekoratat, nuk ka vlerë më ajo. Nuk shkon që ta bëjmë gjithë popullin “Nderi i Kombit”. Nga ana tjetër edhe përsëritja e dekoratave si për shembull “Heroi i Popullit” që në kuadrin shqiptar është vlera më e madhe, është e paarsyeshme. Pra, përsëritja e dekoratave për një person që është shpallur “Heroi i Popullit” më duket absurde”, deklaroi Klosi!

Klosi po lidhur me dekoratat dhe shtetësinë,  u shpreh se presidenti Ilir Meta duhet të jetë më i kujdesshëm në dhënien e tyre, pasi lëshimi kuturu lë një shije të keqe.

E kam dëgjuar nga media këtë lajmin dhe debatin e shtetësive të dhëna nga Presidenti i Republikës, por nuk e di sa ka anashkaluar kompetencat Iliri.

Por të ndalemi tek pyetja juaj, problemi është që mirë është që shtetësitë shqiptare të jepen pa kriter, ky është kriter. Problemi është që presidenti i vendit dhe të gjithë ata që kanë kompetenca të mos shkojnë përtej kompetencave që kanë dhe pastaj bëhet baltë problemi.

Sa i takon sigurisë kombëtare nuk besoj se ajo cenohet, duke iu dhënë disa vetë shtetësi shqiptare. Por e ritheksoj se Presidenti i Republikës nuk duhet t’i shkelë normat dhe kriteret që i lejojnë atij t’i japë në rastet e jashtëzakonshme shtetësisë shqiptare. Meta duhet të jetë i kujdesshëm”, u shpreh ai.

Ndërkaq ai ka folur edhe për zërat se Izet Haxhia është tërhequr dhe mund të mos e thërresë atë si dëshmitar në gjyqin ndaj tij që tanimë është rihapur.  Klosi theksoi se është i gatshëm të dëshmojë dhe se ai nuk kompleksohet nga kjo gjë,

Shiko edhe po të më thërriste gjykata në gjyqin e Izet Haxhisë unë do të shkoja dhe do të dëshmoja ato thërrime që kamë thënë gjithmonë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Pra unë do të shkoj të dëshmoj dhe të them ato që di dhe që ka pasur dijeni SHISH i asaj kohe kur unë drejtoja këtë institucion.

Kështu që unë nuk e kam kompleks si Sali Berisha që të dëshmojë në gjykatë dhe prokurori, pavarësisht lajmit që Izeti ka vendosur të mos më thërrasë mua si dëshmitar. Si përfundim unë di mbi vrasjen e Azem Hajdarit të gjitha ato që dinte SHIK-u dhe që ua kemi çuar me shkresa të gjitha institucioneve”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.