Ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj mund të dorëhiqet pas të hënës, kanë thënë burime brenda qeverisë. 

Dje kryeministri Thaçi, në konferenën për gazetarë kishte thënë që Republika e Malit e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se vetë ai e kishte parë notën verbale të njohjes.
Një ditë më herët, kryediplomati Enver Hoxhaj,kishte thënë se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Edhe gazeta "Ekspress " kishte shkruar se Nigeria nuk e ka njohur pavarësinë. 

Gazeta ju referua ministrit të Jashtëm i këtij shteti afrikan, Olugbenga Ashiru, i cili në një prononcim për Express kishte thënë se në vendin e tij nuk është marrë ndonjë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës. 
Zëvendëskryeministri Pacolli, i cili vitin e kaluar një letër nga Nigeria e kishte prezantuar si njohje, si dhe kishte paraqitur njohjen verbale nga Mali, ka reaguar me akuza kundër ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

“Ai ose e ka pasur zbrazësi në trurin e tij, ose është dyfytyrësh. Nota origjinale verbale e njohjes së Malit ka shkuar në Ministrinë e Jashtme. Vetë ai e ka informuar kryeministrin për njohjen, dhe pastaj ky e ka përmendur në OKB”, ka thënë Pacolli në emisionin e mbrëmshëm Interaktiv të KTV-së.

/rg/shqiptarja.com/