Një nga teoritë e mundshme edhe shkencore është se nëse alienët ekzistojnë, ata përdorin telepatinë. Pyetja është, po njerëzit, a mund ta përdorin në të ardhmen?
“Pas disa vitesh, mund të komunikojmë me njëri-tjetrin nga distanca, pa përdorur mjetet e komunikimit masiv, me telepati…!”
Kështu u shpreh neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda, i ftuar në podcastin “Flasim”, me kryeministrin Edi Rama dhe i transmetuar sot (28 Shtator).
Ky pohim shkaktoi edhe habinë e kryeministrit, i cili nënvizoi se “na tmerrove fare”, duke shtuar edhe pyetjen pasuese “me çip në kokë?!”
Mjeku tha se ishte i bindur se pas 10 vitesh, mjekësia do të jetë shumë më ndryshe se sot.
Pjesë nga biseda:
Sallabanda: Ndoshta pas disa vitesh, nuk do të kemi nevojë të jemi këtu në tavolinë, por mund të jemi në distancë që të komunikojmë me njëri-tjetrin.
Rama: Pa telefon...?!
Sallabanda: Pa telefon! Kjo është e ardhmja...
Rama: Tani, na tmerrove fare! Me çip në kokë?
Sallabanda: Me telepati, me elementët dhe të gjitha që kemi. Është e ardhmja.
Rama: Domethënë, unë do të mbyll sytë dhe do të flas me ty në Spanjë, pa mjete të tjera?
Sallabanda: Këtu e 10 vite, do ta shohim. Unë u them studentëve të mi dy gjëra: E para, them mjekësia është shkenca e probabilitetit dhe e dyta, mjekësia që ne njohim sot, do të jetë ndryshe pas 10 vitesh.
Rama: Këtë nuk besoj se mund ta diskutojë njeri.
Lajmi kryesor:
Skandali i Onkologjikut, Rama: Histori e pagëlltitshme, kemi ende nevojë për përmirësim! Spitalet i shajnë ata që s'i kanë parë vitet e fundit
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu takohet me kreun e Agjencisë së Energjisë Atomike në Vjenë: Do sjellim në Shqipëri pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, diagnostikon hershëm kancerin
27 Nëntor 2024, 13:06
-
Tiranë/ Ishte dënuar me 8 vite burgim për drogë në Shkodër, vdes te Onkologjiku i QSUT-së italiani 64-vjeçar! Pësoi arrest kardiak
19 Nëntor 2024, 15:04
-
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO e liron kundrejt garancisë 2 mln lekë, Edmond Gashi rihap klinikën private fton pacientët të caktojnë vizitat
12 Nëntor 2024, 12:44
-
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
11 Nëntor 2024, 13:43
-
Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët
30 Tetor 2024, 09:49
-
Skandali i Onkologjikut, Rama: Histori e pagëlltitshme, kemi ende nevojë për përmirësim! Spitalet i shajnë ata që s'i kanë parë vitet e fundit
28 Shtator 2024, 09:14
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator 2024, 21:55
-
Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve, mjeku mbetet në dorën e titullarit publik pas kërkesës që dërgon
20 Shtator 2024, 12:12
-
Skandali te Onkologjiku/ Apeli i GJKKO i heq masat e sigurisë ish-zv.drejtoreshës së QSUT dhe administratorit të klinikës private! Detyrim paraqitje për farmacistin Marku
18 Shtator 2024, 13:41
-
Doktori i njohur rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama: Sot e mora vesh që je qejfli
9 Shtator 2024, 19:05
-
Doktori i njohur rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama: Sot e mora vesh që je qejfli
9 Shtator 2024, 13:20
-
Punë të kufizuar në privat, opozita kundër aktit normativ për mjekët: Nuk zgjidh hallet! PS: Emergjent pas rastit të Onkologjikut
6 Shtator 2024, 17:55