Në spitalin e Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ është trajtuar me sukses pacientja e parë me Akseleratorin e ri Linear. Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, e cila e konsideron një hap i rëndësishëm për forcimin e shërbimit onkologjik dhe kujdesit më cilësor për pacientët.
“Mirëmëngjes nga Njësia e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, ku është trajtuar me sukses pacientja e parë me Akseleratorin e ri Linear - një hap i rëndësishëm për forcimin e shërbimit onkologjik dhe kujdesit më cilësor për pacientët”, shkruan Sala në rrjete sociale.
Komente










Problematika e aparateve mjekesore tek Onkologjiku si dhe vlera financiare qe pacienteve terminal iu duhet te paguajne per vite me rradhe eshte bere si te thuash nje " gjender kancerogjene" per spitalin dhe stafin. Idea e luftes ndaj kancerit ka vite qe studiohet per te gjetur preparatin qe do te eleminonte plotesisht shfaqjen dhe zhvillimin e tij, por megjithate shkences mjekesore nuk i pelqen te bllokoje dhe te eleminoje qelizat kancerogjene, pasoje e semundjeve psikosomatike ( ne shumicen e rasteve), dhe gjenetike. I pelqen vetem te fokusohet ne trajtimin e stadit terminal te pacienteve. Per zhvillimin e aparaturave dixhitale te chemo therapy ose medikamenteve. Post Scriptum: Derisa shkenca te gjeje ilacin kunder kancerit ( mbase e ka gjetur), te pakten ministria e shendetesise mund te kintribuoje ne ndergjegjesimin per permisimin e stilit te jeteses, ku faktori stres ( semundje psikosomatike), ka nje rol kyc dhe dominues jo vetem per zhvillimin e kancerit por edhe semundjeve te tjera, ku sekretimi i gjendrave hormonale ne tru nen ndikimin e faktorit stres eshte negativ.
Përgjigju