GJERMANI - Në kuadër të skandalit të përgjimeve, Gjermania është e gatshme të dëgjojë dëshminë e ish punonjësit të Agjencisë amerikane për Sigurinë kombëtare, NSA –së.

Këtë gjë e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich i cili është shprehur se, nëse Snowden kërkon të japë informacione, atëherë ne do jemi të gatshëm t’i mirëpresim. 

Deputeti Hans Stroebele, është shprehur se Snowden, nuk është aspak anti amerikan, por është i gatshëm të jap dëshminë e tij, nëse do i sigurohet siguria dhe azili. 

Dy ditë më parë , Edward Snowden, i ka dërguar një letër Berlinit zyrtar, ku shpjegon se të thuash të vërtetën, nuk është një krim. 

Në letrën e tij drejtuar qeverisë gjermane, Edëard Snowden shkruan : " Kam besim se me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ndërpresë sjelljen e saj të dëmshme".

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)