Skandali i përgjimeve, Merkel u jep
punonjësve smartphone 'Blackberry'

Skandali i përgjimeve, Merkel u jep<br />punonjësve smartphone 'Blackberry'
GJERMANI - Ministria e Punëve të Brendshme gjermane po shikon mundësinë e blerjes së 20 mijë smartfonëve Blackberry për arsye sigurie. Ministria tashmë ka 3 mijë telefonë Blackberry OS 10 me siguri të intensifikuar nga firma gjermane e sigurisë Secusmart.
 
Blackberry-t duket se janë smartfonët e vetëm që përputhen me standardet e sigurisë të teknologjisë së Secusmart. Dhe kjo nuk është çudi ngaqë Blacberry ka njoftuar rreth planeve për blerjen e Secusmart. Pjesë e paketës së sigurisë të Secusmart është një kartë microSD që mban informacionin konfidencial të sigurtë dhe kushton 2.000 Euro.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)