Skandali i Pukës, 6 të arrestuarit
do përgjigjen në Gjykatën e Tiranës

TIRANË - Gjashtë të arrestuarit në lidhje me skandalin në Gjykatën e Pukës janë transferuar në Tiranë. Sipas policisë, të arrestuarit do të merren në pyetje në Tiranë, lidhur me ngjarjen. Fillimisht u arrestuan nga Policia e Shkodrës Prokurori Pëllumb Prençi, ish-kancelarja Meliha Kuka dhe ish-sekretarja, Liljana Shkjau. Më pas në prangat e policisë janë vënë edhe dy avokatë dhe një shtetas tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme që janë duke bërë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Për gjyqtarin e Pukës pritet ndërkaq vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të vijuar me arrestin.

Operacioni i arrestimit të personave të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Gjykatën e Pukës, është realizuar nga skuadra e operacioneve speciale.

Mbi ata rëndon akuza e "korrupsionit", ndërsa gjatë ditës së nesërme do të jepet dhe edhe masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tyre.

Hetimet janë duke u bërë nga Task-Forca ndaj korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme që ka nisur hetimet që në momentin e publikimit të videos në emisionin investigativ, "Fiks Fare".

ORA 19:00 GJASHTË TË ARRESTUARIT AKUZOHEN PËR KORRUPSION
Ministria e Brendshme njofton se arrestimi së i gjashtë personave është bërë i mundur gjatë operacionit “Shpërblimi” të realizuar nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar nё bashkёpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Gjashtë të arrestuarit akuzohen për korrupsion në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Pukës.
Sipas ministrisë së Bredshme arrestimi i këtyre punonjësve të sistemit të drejtësisë është bërë në funksion të hetimit të kryer në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për ndërprerjen e aktivitetit kriminal të kryer prej tyre në fushën e korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Pëllumb Prençi, Liljana Shkjau, Meliha Kukaj, Fran Dashi, Friz Xhurxhi dhe Dëfrim Prençi dyshohet se në bashkëpunim me njёri-tjetrin, kanë ndërhyrë në procedurat ligjore për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje” me qëllim përfitimin e shpërblimit financiar.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrim për qëllim fitimi”, “Moskallëzimi krimi” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 319/ç, 300, 245/1/2, 143/1 dhe 25 të Kodit Penal. Ndërkaq, në njoftimin e Ministrisë së Bredshme thuhet se materialet iu dёrguan Prokurorisё sё Rrethit Gjyqёsor Tiranё për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.

15:57 SKANDALI I PUKES, NE PRANGA OFICERI I POLICISË, NJË AVOKAT DHE SHOFERI I PROKURORIT
Vijojnë arrestimet në lidhje me skandalin e Pukës. Pas arrestimit të Prokurorit, Kancelares dhe Sekretares së Gjykatës së Pukës, janë vënë në pranga edhe avokati Fran Dashi, avokati Fariz Xhurxhi dhe Dëfrim Premçi.

12:20 SKANDALI I PUKËS, ARRESTOHEN PROKURORI, KANCELARJA E SEKRETARJA
Prokurori Pëllumb Prençi, ish-kryesekretarja Meliha Kuka dhe ish-kancelarja, Liliana Shkjau janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në lidhje me skandalin e Gjykatës së Pukës. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme që janë duke bërë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Mbi ata rëndon akuza e "korrupsionit", ndërsa gjatë ditës së nesërme do të jepet dhe edhe masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tyre. Gjatë arrestimit tre të dyshuarit nuk kanë bërë rrezistencë.

Në kohën e skandalit, sekretare e kryetarit të Gjykatës së Pukës ka qenë Liliana Shkjau, dhe Kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka. Këto të dyja bashkë me prokurorin, Prençi janë duke u sjellë në Tiranë ku do të merren në pyetje në lidhje me skandalin ku janë përfshirë.

Hetimet janë duke u bërë nga Task-Forca ndaj korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme që ka nisur hetimet që në momentin e publikimit të videos në emisionin investigativ, "Fiks Fare".

Urdhëri për shoqërimin e tyre nga Policia e Shkodrës dhe sjellja në Tiranë është dhënë 10 ditë pas nisjes së hetimeve. Në lidhje me skandalin janë duke vijuar hetimet edhe për persona të tjerë që janë të përfshirë në të.

Disa ditë parë KLD-ja liroi nga detyra edhe kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi. Ndërkaq, burime nga Ministria e Brendshme thanë se, hetimet janë të hapura, janë përfshirë më shumë se 10 persona.

Redaksian online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)