Pas skandalit të dhënave të Facebook, edhe kompania e njohur Twitter iu ka bërë thirrje 330 milionë përdoruesve të ndryshonin fjalëkalimin si masë pas zbulimit të një defekti në serverin e kompanisë.
“Ne kemi zbuluar së fundi një gabim në programim që mblidhte fjalëkalimet e pamaskuara në një regjistër të brendshëm. Ne e kemi korrigjuar këtë gabim dhe nuk kemi informacione për faktin nëse ka qenë një ndërhyrje apo një përdorim mashtrues nga dikush”, ka shkruar Twitter që përdoruesit e saj si masë parandaluese të ndryshojnë fjalkalimin.
Twitter komunikoi në blog me një titull “Ruani llogarinë tuaj të sigurtë” me ndryshimin e fjalëkalimit real me një sërë shifrash dhe shkronjash për të maskuar fjalëkalimin.
“Kjo mundëson për sistemet tona të bëjnë të vlefshëm llogaritë tuaja pa zbuluar fjalëkalimin, që është një normë për industrinë”, shtojnë përfaqësuesit e Twitter-it.