Kapiteni i skuadrës së Lazios, Stefano Mauri,me frikën se do të kompromentonte reputacionin e tij publik dhe për të mos rënë në sy, ka kërkuar nga shoku i tij, Luca Aureli që të luajë shuma të mëdha parash në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA, si dhe në ndeshjet e tenisit.

E gjithë kjo bëhej në një sallon në Romë, ku Mauri mori një numër telefoni nga shoku i tij, Luca Aureli, që ishte blerë nga partnerja Samanta Roman. Të gjitha këto të dhëna dalin në dritë nga prokuroria italiane e cila po ngulmon më shumë se kurrë, në zbardhjen e trukimit të ndeshjeve.

Avokati Simone Colangeli, mbrojtës i Luca Aureli tregoi të gjitha këto detaje por në vend që ta mbronte, i ka shtuar dyshimet mbi futbollistin dhe kapitenin e Lazios, Stefano Mauri. (rb/shqiptarja.com)