Skandali i trukimeve, Skënderbeu
 kthehet në Shoqëri Aksionere 

Skandali i trukimeve, Skënderbeu<br /> kthehet në Shoqëri Aksionere 
 Pavarësisht zhurmës dhe debateve mbi skandalin e trukimit të ndeshjeve të futbollit, Këshilli Bashkiak i Korçës mori vendimin për kthimin e klubit “Skënderbeu” në shoqëri aksionere.
 
Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është miratuar kthimi i klubit të futbollit “Skënderbeu”, nga shoqëri sportive, në shoqëri aksionere.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi në faqen e tij në Facebook, ku thuhet se me votë unanime në Këshillin Bashkiak, Ardjan Takaj bëhet pronar i 75% të aksioneve të Skënderbeut, ndërsa Bashkia Korçë do të zotërojë vetëm 25% të tyre.

Më përpara klubi i Skënderbeut kishte statusin e Shoqërisë Sportive dhe Ardjan Takaj ishte thjesht administrator i tij, ndërsa nga dita e sotme është bërë ligjërisht pronar.

Vendimi tregon besimin e ‘ambientit’ sportiv në Korçë për projektin afatgjatë të klubit dhe drejtuesve aktualë, me në krye z.Ardjan Takaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron