Skandali i trukimeve të Skënderbeut
Prokuroria nis hetimet, letër UEFA-s

Skandali i trukimeve të Skënderbeut<br />Prokuroria nis hetimet, letër UEFA-s
Prokuroria e Tiranës nis zyrtarisht hetimin per trukimin e ndeshjeve pas skandalit të publikuar nga UEFA në të cilin është përfshirë ekipi korçar i Superligës Skëndërbeu.

Burime nga akuza bënë me dije për Report Tv se ky hetim do të drejtohet nga njësia e krimit ekonomik dhe për të hetuar mbi raportin voluminoz të UEFA-s janë caktuar dy prokurorë.

Po sot prokuroria i ka dërguar një letër porosi organizmit europian të futbollit ku kërkon një kopje të raportit si dhe të dhënat që ka përfituar UEFA nga hetimet administrative që ka kryer për skandalin e trukimeve.

Lidhur me personat e përmendur në raport mes tyre dhe ish-ministri i financave Ridvan Bode do të thirren për të dëshmuar si persona që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Ndeshjet e trukuar nga Skënderbeu dyshohet të jenë 50 të tilla ndërsa personat të cilët janë listuar nga njësia e krimit ekonomik për t'u pyetur e verifikuar transaksionet bankare apo pasuritë e tyre sipas burimeve të Report Tv janë 30 shtetas shqiptar, politikan, biznesmen dhe futbollista.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?