TIRANE- Laura Pustina, shoqja e Argita Berishës dhe gruaja e ish-drejtorit të Rrugëve Andi Toma, ka lëshuar prokurat e përfaqësimit për 11 kompanitë kineze që janë implikuar në skemën e vjedhjes së 5.4 milion euro. Prokurorat i janë dhënë shtetasit Mirjan Beneja dhe më pas ky ka kryer shitjet tek bashkëpuntori tjetër Gjergji Tupe.
Vjedhja e 5.4 milion euro nëpërmjet një skeme mashtrime të kryer nga zyrtarë të Tatim-Taksave dhe dy biznesmenëve, duke se ka një rreth më të gjërë personash që me dashje apo pa dashje janë përfshirë në këtë çështje. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbulon se personi që ka lëshuar prokurën e përfaqësimit për 11 kompanitë kineze është noterja Laura Pustina, gruaja e ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve Andi Toma, njëherësh dhe shoqja e ngushtë e Argita Berishës.
Hetimi, ka zbuluar se për të gjitha prokurat e kompanive kineze që kanë arritur të marin rimbulsimin e TVSH, në një kohë kur ato kishin falimentuar, janë lëshuar nga Laura Pustina. Rezulton se kjo e fundit ka lëshuar për biznesmenin e përfshirë në vjedhje Mirjan Beneja, prokura përfaqësimi për shtetasit kinezë, që realisht kanë qënë pronarë të 11 kompanive. Nëpërmjet këtyre prokurave përfaqësimi, është bërë shitja e kapitalit 100 për qind të kompanive tek personi tjetër i përfshirë në vjedhje, shtetasi Gjergji Tupe. Pas kësaj, procedure gjithçka është kryer në drejtorinë e Tatim-Taksave, ku janë miratuar rimbulsimet e mbartura të TVSH-së për 11 kompanitë kineze, rimbulsim ky që sipas prokurorisë shkon në 5.4 milion euro.

Prokura nuk ekziston
Hetimi i njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se në të gjitha rastet Mirjan Beneja është paraqitur si përfaqësues i kinezëve me prokurat e firmosura nga Laura Pustina. Shitja fiktive e këtyre kompanive është bërë duke përdorur prokura fiktive. Blerësi në të gjitha rastet ka qënë Gjergji Tupe, ndërkohë që shitësi bashkëpuntori i tij Mirjan Beneja. Sipas akuzës, duke qënë se prokurat ishin lëshuar nga Laura Pustina, gruaja e ish-drejtorit të rrugëve Andi Toma, është vendosur të kryhen verifikime në rregjistrin e noterëve. Nga kqyrja e rregjistrit të përgjithshëm të akteve dhe veprimeve noteriale të noteres Laura Pustina, rezulton se nuk është gjendur asnjë akt noterial të llojit të dokumentit “prokurë” të përpiluar apo redaktuar nga kjo notere.
Zyrtarët në burg
Ish-drejtoresha e Tatimeve Afërdita Hysa dhe ish-inspektori Tahir Kuka janë lanë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata e Tiranës. Vendimi për dy zyrtarët është marë dje nga gjyqtarja Marinela Osmani. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku gjatë procesit mësohet se dy të akuzuarit e prokurorisë nuk kanë folur, por kanë zgjedhur të përfaqësohen me avokatët e tyre mbrojtjës. Për këtë skandal, janë në kërkim dhe 7 persona të tjerë.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Braçe në FB: Përgjegjësia shkon drejt Berishës