Prej disa orësh po jep dëshminë e tij në Policinë e Tiranës, kompozitori Adi Hila, pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura.
Mësohet se kompozitori Adi Hila ka pranuar në dëshminë e tij, se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë, por burime bëjnë me dije mohon që qëllimi i tyre të ketë qenë filmimi i momenteve intime.
Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës.
Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Seanca e marrjes në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon akoma nga grupi i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.
Videot intime të kompozitorit me artiste të njohura u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e së martës në whatsapp dhe platforma të tjera. Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë. Por personi që i bëri publike në rrjetet sociale mbrëmjen e së martës këtë 29 shtator, të paktën siç ai vetë e mori autorësinë, është gazetari i showbizzit, Elton Tozaj. Publikimi ishte i rëndë, pa ruajtur anonimitetin, të paktën e grave të përfshira apo mbulimin e pjesëve intime. Report Tv mëson se policia ka thërritur për të marrë në pyetje edhe gazetarin Tozaj, por kjo do të ndodhë pasi dëshmisë së kompozitorit Adrian Hila.
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po identifikon adresat IP të profileve që shpërndanë videot. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertim i sistemit të kamerës për të parë nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Veprat penale janë tre, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
Ndërhyrjet e padrejta në jetën private të një personi, filmimi dhe ekspozimi i një aspekti të jetës private, pa pëlqimin e tij, dhe aq më rëndë, publikimi i tyre përbejnë kundravajtje penale, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Adrian Hila aktualisht ndodhet në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike në lidhje me skandalin e videove intime me figura publike.
-
ne vitet 2000, ishte balerina lozonjare qe u filmua nga i dashuri, i cili u vra per pazare mielli te bardhe, kjo video u shpernda nga nje polic pervers, dhe sot e kesaj dite. egjen ne plateforma streaming porno... kurse Andit ia paskan hakeruar kamerat... po pse ai bente te tilla "gjera" ne prani te kamerave? Voyaerist? Pervers? Manipulator apo i eshte dukur vetja Rocco Sifredi nga Shqiperia?
Përgjigju -
Te rrofte gerneta or teeeejjjjj
Përgjigju









Komente
Komento