Skandali/ Ilir Meta gënjen me dekretet për shtetësinë, pasaportë brenda 8 orëve për të mashtruar UEFA-n, e nxjerrë zbuluar zëdhënësi Blushi

TIRANË- Merr përmasat e një skandali historia e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për të huajit nga Presidenti Ilir Meta. Përpos mungesës së verifikimit për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, një kërkesë kjo e parashikuar në pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, Presidenti Ilir Meta firmos dekrete të falsifikuara për dhënie shtetësie brenda disa orëve, në shkelje të ligjit dhe procedurave, duke u përfshirë në një skemë mashtrimi të klubeve të futbollit ndaj UEFA-s.

Në datën 28 shtator 2020, Meta ka firmosur një dekret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare futbollistit afrikan Ëinnful Essua Joseph Cobbina, duke deklaruar se kërkesa është bërë nga vetë futbollisti. Por, në 4 tetor 2020, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, ka zbuluar se kërkesa për dhënien e shtetësisë në të vërtetë është bërë nga Klubi i Futbollit Tirana dhe jo nga Cobbina, duke nxjerrë kështu zbuluar Presidentin dhe implikimin e tij në ky skandal..

Sipas shkresës së publikuar nga zëdhënësi Blushi, Klubi i Futbollit Tirana në datën 25 shtator i ka kërkuar Presidentit Meta dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.

Ëinnful Essua Joseph Cobbina kishte pasaporta nga Ghana po nderkohe Klubi i Futbollit Tirana e kishte plotësuar kuotën prej 5 lojtarëve, kështu që Ëinnful Essua Joseph Cobbina nuk mund të hynte në fusha gjatë ndeshjes në Zvicër, duke qenë i huaji i gjashtë. Për të plotësuar kushtin e UEFA (duke anashkaluar rregullat e tij) klubi ka gjetur një bashkëpunëtorë të jashtëzakonshëm: Presidentin e Republikës, i cili në kohë rekord prej 8 orësh i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare futbollistit afrikan.

“Klubi i Futbollit Tirana në veprimtarinë e vet futbollistike në kuadër të ndeshjeve të Eurove League luan ndeshjen vendimtare më datë 01.10.2020, kundër Young Boys në Zvicër. Për ktë ndeshje si dhe por ndeshjen e radhës KF Tirana ka në klubin e saj lojtarin Ëinnful Essua Joseph Cobbina me shtetësi ganeze. Për të plotësuar objektivin tonë madhor për pjesëmarrjen në grupet e Eurove League, klubi e ka të domosdoshme që lojtari të jetë në Zvicër si pjesë e klubit. Ndaj sa më lart dhe bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin 113/2020 për shtetësinë, KF Tirana kërkon dhënien e shtetësisë për Ëinnful Essua Joseph Cobbina”, thuhet në shkresën që mban datën 25 shtator 2020 të firmosur nga presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili.

Shkresa u dërgua me postë dhe pas tre ditësh protokollohet nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënie e shtetësisë, duke u përfshirë në manovrën e klubit për t’i hedhur ‘hi syve’ UEFA-s. Në rastin më të mirë, Meta e ka firmosur nënshtetësinë brenda 8 orëve, nëse shkresa është protokolluar në orën 8 e mëngjesi kur nis zyrtarisht puna në institucione dhe nëse Meta e ka firmosur në orën 16, kur përfundon orari zyrtar i punës. Por me sa duket e ka firmosur edhe përpara, sepse prapë brenda datës 28 shtator, Presidenca e ka gjetur kohë për ta dërguar një kopje të dekretit dhe për ta botuar në Fletoren Zyrtare.

Megjithatë dekreti i Metës për nënshtetësinë e futbollistit afrikan e ka nr. 11747 dhe e mban datën 28 shtator, vetëm 8 orë pas dërgimit të kerkesës. Një procedura me një shpejtësi të paprecedentë, duke e ditur që normalisht një qytetar i thjesht duhet të marrë një pasaportë i duhet një pritje disa jave, ndërkohe që një procedurë për nënshtetësi kërkohet të paktën 9 muaj ose një vit. 

Por duke lexuar dokumentet duke edhe një tjetër parregullsi.
Kërkesa e klubit Tirana ne fakt është bazuar në ligjin nr. 113/2020 për shtetësinë, i cili ende sot nuk ka hyrë në fuqi, pasi Meta e ktheu mbrapsht me dekret në muajin gusht dhe Kuvendi e rivotoi në 24 shtator 2020. Po pavarësisht nga kjo gafë, Meta e ka pranuar kërkesa duke e bazuar dekretin në ligjin e vjetër për shtetësinë të vitit 1998. Ky ligj, në asnjë germë të tij, nuk parashikon që një subjekt t'i kërkojë Presidentit për t'i dhënë shtetësinë një subjekti tjetër. Madje ligji nuk parashikon që kërkesat për shtetësinë t'i drejtohet Presidentit, por vetëm në stacionin më të afërt të policisë.

Neni 17 i ligjit parashikon që "kërkesa për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në organet e Ministrisë së Rendit Publik të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit, e shoqëruar me dokumentet e kërkuara nga ky ligj".

Ndërsa, neni 9 i ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, parashikon që në fillim që kërkesa për shtetësi bëhet nga vetë i huaji. Si pasojë e devijimit nga procedurat ligjore është shmangur Ministria e Brendshme, e cila verifikon dhe përgatit dosjen e të huajt që kërkon shtetësinë. Gjithashtu dhënia e shtetësisë vetëm brenda disa orëve, mbi një kërkesë dukshëm të pabazuar në ligj, Presidenti ka injoruar detyrimin e verifikimit të të huajit, për të garantuar sigurinë kombëtare. Subjekti i vetëm për ta garantuar ka qenë presidenti i Klubi i Futbollit Tirana, i cili falë këtij mashtrimi te Meta, ka arritur ta përcjellë në ndeshjen në Zvicër edhe neo-shqiptarin Ëinnful Essua Joseph Cobbina. Por me gjithë përpjekjet te Meta, Tirana e ka humbur ndeshje 3 me 0.

 Dekreti i Presidentit Meta për dhënien e shtetësisë futbollistit afrikan 

Kërkesa për dhënien e shtetësisë

 

Ligji i ri, kushtet për fitimin e shtetësisë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2020 00:23

    Shkelja ligjore qe ka bere Meta,ka pasur qellim te mire,por megjithate futbolli shqiptar eshte nje STINKO I madh.

    Përgjigju
  • Papapapa: 11/10/2020 18:34

    Edhe zorra e trashe eshte e paster se ky zorre qeni president

    Përgjigju
  • Shiku: 11/10/2020 16:26

    Ku o SPAK-u

    Përgjigju
  • Tirona: 11/10/2020 14:10

    Presidenti i futbollit te Tirones duhet te thirret ne prokurori dhe te pyetet se sa ka qene cmimi i vendosur, nga ai qe sheh gjithe diten "Palacon me Brekushe", per ti dhene shtetesine nje futbollisti te huaj te ekipit te tij.Prokuroria duhet te mari ne pyetje, se sa lek i ka kerkuar presidenti per te dhene kete neshtetesi nje shtetasi i huaj.Prokuroria duhet ta mari ne pyetje presidentin perse ka shkelur perseri Kushtetuten duke kercenuar sigurine kombetare te vendit dhe ti vendosi byzylyket qe cfaqjen qe i ben"Palaco me Brekushe" mos ta shohi me nga zyrat e presidences por nga qelite e Recit.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/10/2020 12:57

    Metmuti nje bajge

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 11/10/2020 10:20

    ORE ME GJITH KTO SHKELJE KY FUNDËRRIN E KOMBIT SHQIPTAR PSE NUK NDËSHKOHET ? ? ? ? ? ? PRA FAJTOR JE DHE TI O EDI RAMA QË NUK JA QËNDIS LETRAT KËTI MASKARAI HAJDUT E I KORUPTUARI NUMRI 1 I BOTËS JO I SHQIPRIS. MJER SHQIPTARËT ÇFAR PO SHIKOJN E ÇFAR PO KALOJN.

    Përgjigju
  • Durresi: 11/10/2020 09:50

    Epo... cfare te thuash... Nga njera ane kemi njerez qe bejne greve urie per te marre pagat e tyre,nga ana tjeter kemi keto qenie te neveritshme,si psh presidenti,i krimbur ne para dhe qe bejne cfare te duan... Presidentin e Bayernit e futen brenda se skishte faturu sallam,ky i joni kerkon dhe protesta... Ah jete e poshter,njerez te poshter

    Përgjigju
  • A. N.: 11/10/2020 09:47

    Perderisa e beri Italia me Suarez qe si rregull ka me kontrolle se ne, pse mos ta beje ky i yni qe ka pasur nje karriere te shkelqyer si super hajdut e mashtrues?

    Përgjigju
  • Luan Rama (biseksuali): 11/10/2020 09:41

    Me rrondokop dhe me cope mishi se ky nuk ka.. Po pse duhet ta durojme??!!! CDO sekonde e ketij kokekatrori ne politike eshte fatkeqesi kombetare

    Përgjigju
  • Leo: 11/10/2020 09:20

    Ky jep nënshtetësi brenda ditës, debatiks Caka merr certifikatë sigurie brenda orës... Të gjithë një m*t janë. Ah moj e mjera SHQYPNI, këta hajna të kanë qit në tym e hi.

    Përgjigju
  • O Mete: 11/10/2020 08:37

    Robt ku ti kesh i ziorre Skrapari

    Përgjigju
  • O Lonii: 11/10/2020 08:25

    Hiqjani urgjent keto kompetenca se paska lajthitur me te vertete,spo dim ca po fut ne vend,vjen tjetri nga gopi semes dhe mer pashaporten shqiptare per 3 dite

    Përgjigju
    • Biznes: 11/10/2020 09:32

      Ai po ben lek te papar ti thua lajthitur

    • Emigranti: 11/10/2020 09:26

      E pabesueshme.Ripeni koke katrorin se na flliqi si kombe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro