Skandali/ Ja si e shkeli ligjin zëdhënësja e Bashës; Desada Metaj rrezikon shkarkimin nga AMA, theu pavarësinë e institucionit

Skandali/ Ja si e shkeli ligjin zëdhënësja e Bashës; Desada Metaj rrezikon shkarkimin nga AMA, theu pavarësinë e institucionit

Desada Metaj

Vetëm pak ditë nga miratimi në Kuvend si anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj rrezikon seriozisht shkarkimin nga kjo detyrë. Shkak është bërë skandali i sotëm në komisionin hetimor për inceneratorët, ku në shkelje të plotë të ligjit për “Mediat audiovizive” dhe të Kodit të Sjelljes të AMA-s, Desada Metaj u shfaq si zëdhënëse e Lulzim Bashës dhe PD. Mediat arritën të fotografojnë disa biseda të Metajt me kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Në këto mesazhe, në shkelje të pozicionit të saj, Metaj i jep udhëzime Tabakut për pyetjet që duhet t’i drejtonte kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ishte thirrur në dëgjesë, si dhe e këshillon si duhet të sillet gjatë debatit.

Si të mos mjaftonte ky skandal, në përpjekje për t’u justifikuar, Desada Metaj pranoi hapur në një reagim të sajin, se është e opozitës dhe mbështet atë. “Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë", thuhet në reagimin e bërë nga Metaj.

Por, kjo është një hipokrizi e rëndë që tregon në fakt, se Lulzim Basha nga njëra anë bërtet për pavarësi të institucioneve, e nga ana tjetër dërgon në AMA zëdhënësen e tij, e cila sot u paraqit në komisionin hetimor si anëtare e AMAs dhe mbështeti politikisht kryetaren Jorida Tabaku.

Sipas nenit 7 të ligjit për mediat audiovizuale, anëtarë të AMA-s nuk mund të jenë individët që janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike. Ligji i ndalon anëtarët e AMA-s që të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre dhe se ata nuk duhet të influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.

Ndalimi i veprimtarisë politike të anëtarëve të AMA-s përfocohet edhe nga Kodi i Sjelljes së këtij institucioni.  “Funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës, nuk mund të jenë anëtarë të partive, organizata politike apo të kryejnë funksione publike që konsiderohen si të papajtueshme me detyrën nga legjislacioni në fuqi për median audiovizive”, thuhet në Kod.

Sipas këtij Kodi, funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës duhet të bëjnë kujdes që me sjelljen e tyre në marrëdhëniet me qytetarët, vartësit, subjektet e interesuara dhe institucionet me të cilat bashkëpunojnë të jenë shembull i korrektesës dhe qytetarisë, me qëllim që të ruajnë dhe të shtojnë besimin publik në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e institucionit.

Skandali bëhet edhe më i madh për shkak se fotot e publikuara nga mediat, shfaqen edhe biseda të Desada Metajt me dy gazetarë, Andi Tela dhe Andi Bushati, nga të cilët merr udhëzime se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn. Skema në fjalë duket se është orkestruar nga vetë Desada Metaj, e cila ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor në cilësinë e anëtares së AMA, gjoja për të ndjekur seancën për të parë cilësinë e transmetimit të medias. Por në fakt, Metaj, deri para disa javësh zëdhënëse e PD dhe Lulzim Bashës, ka qenë prezente në komision për arsye politike me qëllim për të ndihmuar Tabakun në komunikimin mes gazetarëve Andi Tela dhe Andi Bushati.

Postimi i Desada Metajt

 

Ligji për AMA-n

(Kliko këtu për të lexuar Kodi-I-sjelljes-I-anëtarëve-të-autoritetit-të-medias-audiovizive)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tim: 23/02/2022 07:18

    Une nuk e kuptoje kush e ka zgjedhur antare te AMA ajo nuk kulture e te menduarit e te vepruarit ?le journaliste albanais il l'a pas culture professionnels merci à bientôt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?