SHKODËR - Një skandal dhune ndaj jetimëve ka shpërthyer në Shkodër ku protagonistë janë vetë kujdestaret, ato që në fakt duhet të garantonin sigurinë dhe edukimin e të vegjëlve. Një video amatore e filmuar në shtëpinë e jetimores së këtij qyteti për vogëlushët 3 deri në 6 vjeç, bëhet dëshmi e një skandali të dhunës ndaj fëmijëve.
Njëra prej kujdestareve Edvana Sula, ulet me forcë mbi këmbët e disa fëmijëve të cilët ndodhen të ulur në shkallët e jashtme të jetimores dhe duke i peshuar me të gjithë peshën e trupit. Ajo shfaqet edhe duke i goditur me shkelma. E gjitha kjo është bërë për shkak se fëmija ka refuzuar t’i ngrihet në këmbë dhe t’i hapë rrugën në shkallë, edukatores së tij, 40-vjeçares Edvana Sulaj.
Në pamjet filmike te kamerave te sigurise te nje biznesi prane jetimores qartësohen dhe vuajtjet e fëmijës jetim, të cilit askush nuk i vjen në ndihmë, por është i detyruar të durojë mes britmave të shumta, dhimbjet që i shkaktohet nga pesha e edukatores së tij. Vogëlushi ka bërtitur disa herë të lutem, por askush nuk e ka dëgjuar, madje as edukatorja tjetër Manjola Banisha, e cila qëndronte në këmbë, një metër më larg.
Pas video-skandalit policia e Shkodrës ndaloi 40-vjeçaren Edvana Sulajn, ndërsa në gjendje të lirë po procedohen Manjola Banisha dhe Albert Reka, dy punonjësit e tjerë të cilët ishin të pranishëm kur kolegia e tyre dhunonte fëmijët. Ndalimi dhe proçedimi i këtyre përsonave, thotë Polciia e Shkodrës, - u bë pasi kanë keqtrajtuar një fëmijë të moshës rreth pesë vjeç, në shtëpinë e fëmijës në jetimoren në Shkodër.
Reagimi i institucioneve ka qenë i menjëhershëm. Me urdhër të Shërbimit Social Shtetëror tre punonjësit protagonist në këtë video-skandal janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre ka nisur hetimi pas kallëzimit penal nga ky institucion në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe të vetë drejtoreshës së Jetimores. Kallëzimi penal është dorëzuar me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi të tre këta ish-punonjës social rëndon vepra penale e Keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorim detyre.
Sipas ministrit Blendi Klosi një grup ekspertësh janë nisur drejt jetimores për të parë nga afër situatën, ndërsa theksohet se të gjitha jetimoret e vendit do kalojnë në sitën e Inspektorëve të Shërbimit Social.
Edukatorja pranon krimin
Edvana Sulaj, sapo është arrestuar ka pranuar në polici se kishte ketrajtuar të miturin. Ajo pohoi se prej shumë vitesh ushtron detyrën e edukatores dhe është hera e parë që ajo dhunon fëmijët e jetimores. Në dëshminë e saj, Sulaj ka kërkuar ndjesë madje i është lutur efektivave të policisë që t'i sjellin në ambjentet e policisë, fëmijën e mitur, me qëllim që ajo t'i kërkonte falje në prani të tyre. Dëshmia e edukatores është marrë mes lotësh, pasi ajo ka qënë shumë e tronditur me atë që ka ndodhur.
Pritet që brenda dy ditësh Edvana Sulaj të dalë para gjykatës së Shkodrës ku do të njihet me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria, lidhdur me këtë skandal që ka tronditur opinionin publik. Ky është një rast i përsëritur në qëndrat e kujdesit ndaj jetimëve, pasi edhe në raste të tjera, punonjës të stafit kanë abuzuar duke i dhunuar psikologjikisht, abuzime me ushqimin dhe raste të ndryshme.
Sherbimi Social Shteteror mbledhje urgjente
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social e mbërritur në Shkodër për ngjarjen, ka realziuar një mbledhje urgjente me stafin, ndërsa për mediat tha se një fenomen i tillë nuk është raportuar më parë dhe se ky rast nuk duhet të përgjithësohet për të gjitha jetimoret. Drejtoresha e Shërbimit Social Bisha tha ndër të tjera se nuk do të largohet nga Shkodra deri në momentin që do të marrë masat e duhura. Ndërkohë bëri thirrje që ky rast të mos jetë përgjithësues për të gjitha shtëpitë e fëmijëve pasi situata sipas saj nuk është aspak e tillë.
Drejtoresha e Shtepise se Femijes: Kujdestaret me 20 vite eksperience
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër thotë se ndihet e shokuar me këtë ngjarje. Gjeluci ka theksuar se nuk është hera e parë që ky institucion merr masa ndaj kujdestarëve të dhunshëm, ndërsa ka uruar që të tilla ngjarje të mos përsëriten. Sipas Gjelucit punonjëset e përfshira në këtë video- skandal ishin të kualifikuara dhe kishin 20 vite eksperiencë. Drejtuesja e këtij institucioni ka bërë të ditura edhe masat që do ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve. Në prononcimin për mediat Gjeluci ka pranuar se këtij institucioni prej vitesh i mungon psikologu, çka mund të ndikojë në të tilla raste.
/Shqiptarja.com

VIDEO