TIRANE- Para se të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxituar që brenda një muaji të zhvillojë jo një e dy, por plot 14 tendera, që në total kalojnë shifrën e 500 milionë lekë të reja. Shumica e këtyre tenderave kanë të bëjnë me punime riparuese të rrugëve, trotuareve, shesheve dhe ndërtesave publike. Në pamje të parë duket se gjithçka është në rregull pasi për çdo bashki punimet rikualifikuese janë një rutinë e punës së saj.
Por ajo që lë shije të hidhur është moment kur këto tendera janë zhvilluar dhe sidomos shpejtësia me të cilën kreu i aktual i Bashkisë Tiranë ka vepruar. Të 14 tenderat janë programuar që të mbyllen të gjithë në muajin qershor. Pra në vetëm një muaj bashkia do të lëvrojë shumën prej gati gjysëm miliardi lekësh të vjetra dhe kjo për punime që shumica shkojnë në riparime rrugësh e ndërtesash.
/Shqiptarja.com