Skandali me Facebook/ Zuckeberg: Edhe të dhënat e mia u shitën

Skandali me Facebook/ Zuckeberg: Edhe të dhënat e mia u shitën

Mark Zuckerberg gjate degjeses se sotme ne Kongresin amerikan

Hera e dytë brenda dy ditësh. Mark Zuckerberg u kthye sërish sot në Capitoll Hill për të dhënë shpjegime lidhur me skandalin e Cambridge Analytica në kongresin amerikan. Dëgjesa e sotme, vjen pas asaj prej pesë orësh që u zhvillua dje gjatë së cilës themeluesi dhe drejtuesi i Facebook iu nënshtrua një morie pyetjesh lidhur me privatësinë e përdoruesve, të përpunuara nga kompania e analizave dhe grumbullimit të të dhënave pa miratimin e vetë përdoruesve. Pas senatorëve, sot e kishin radhën deputetët e SHBA-ve. Mark Zuckerberg përsëriti fjalë për fjalë, atë që kishte thënë përpara komisioneve të Senatit, vetëm se kësaj here kishte të bënte me përfaqësuesit direkt të popullit. Ai pranoi njësoj fajin dhe dha të njëjtin paralajmërim se ka ndërmend t’i shkojë deri në fund skandalit të Cambridge Analytica dhe të kontrollojë që askush tjetër të mos mund të marrë të dhënat e përdoruesve.

Pyetja e parë e republikanit Gregory Walden, kishte të bënte se me çfarë është në të vërtetë Facebook. Zuckerberg u përgjigj kësaj here pa hezitime: “Është një kompani teknologjike por ka me siguri përgjegjësi lidhur me përmbajtjen e asaj që shfaqet nëpër platformat tona”.

Më pas u zbulua një e papritur, edhe të dhënat e Mark Zuckerberg i janë shitur Cambridge Analytica, sikurse tha vetë themeluesi i Facebook, duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë dëgjesës në komisionin e deputetëve në Uashington. “Mes të dhënave të cenuara nga Cambridge Analytica ishin edhe tuajat?", e pyeti deputetja demokrate e Kalifornisë, Anna Eshoo, përgjigja e Zuckerberg ishte "po".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)