Skandali me financimet nga Athina/ Eleni Kocaqi në 'Report Tv: Kjo gjë dihej jo-zyrtarisht, Prokuroria të nisë hetimet

TIRANË- Në një lidhje telefonike në “Report Tv”, historiania e njohur Eleni Kocaqi ka komentuar skandalin që Ministria e Jashtme greke, ka paguar për portalet dhe mediat në Shqipëri 45 milionë euro.

Kocaqi është shprehur se të gjitha institucionet përkatëse duhet që të reagojnë dhe të bëhet publike lista e gazetarëve që kanë publikuar fondet.

Sipas saj, Greqia ka për qëllim të ndërhyjë në politikat e vendeve fqinje pasi do të zgjerohet që të realizojë ëndrrat e saj për një perandori.

INTERVISTA TELEFONIKE:

E dyshonit një gjë të tillë?

Historikisht Greqia ka gjetur mënyra për të bërë gjëra të tilla. Ky që flasim është një skandal. Prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë rast. Ne nuk kemi ditur ta kapim, por kjo dihej në mënyrë jo-zyrtare. Të bëhet publike lista e gazetarëve.

A mendoni se autoritetet shqiptare duhet të reagojnë?

Duhet të vihet në lëvizje Prokuroria. Presidenti duhet të mbledhë Këshillin e Siogurisë Kombëtare. Kemi të bëjmë me një ndërhyrje të shtetit grek në punët e Brendshme të Shqipërisë.

A ka ndërhyrje edhe në Maqedoni?

Greqia punon për të ndikuar në politikat e vendase fqinje. Ka qëllime ekspansioniste. Unë mendoj që faktori shqiptar në Maqedoni duhet të reagojë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën