Athina financon me miliona euro portale dhe gazetarë në Shqipëri, plas skandali në Greqi

Në një kohë kur në Shqipëri qeveria po kërkon me ngulm nga portalet që të pajisen me NIPT dhe ta deklarojnë atë për efekt të rregullimit ligjor të veprimtarisë së tyre, në Greqi plas një skandal që ka lidhje pikërisht me mediat online që veprojnë në Shqipëri. Sipas mediave greke, Ministria e Jashtme e këtij vendi vetëm për muajin tetor të këtij viti ka paguar 1 milion euro për portalet dhe mediat në Shqipëri. Kjo është ajo që shpjegon edhe të ashtuquajturin fenomen "fake neës" në portalet fantazma, ku publikohen artikuj të sponsorizuar nga burime të errëta për interesa të ndryshme. Një ditë më parë skadoi afati për regjistrimin e portaleve, pas ultimatumit 72 orësh nga AKEP. Sipas këtij institucioni, 44 portalet e paregjistruara mësohet se janë pajisur me NIPT.

Si u zbuluan milionat që financon Greqia në portalet shqiptare?
Skandali është zbuluar nga media online greke “iefimerida”, nga gazetari Dimitris Takis, ndërsa prokuroria e Athinës ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror. Sipas artikullit, këto para për mediat shqiptare shpenzohen nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme greke, e cila është e detyruar që herë pas here të raportojë në një komision të parlamentit grek për mënyrën sesi i shpenzon ato. Kështu “iefimerida” ka zbuluar se më datë 10 tetor ka mbërritur në parlamentin grek një dokument i vulosur me tre kode sekrete ku raportohej sesi ishin shpenzuar 1 milion euro në periudhën e fundit nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme. 

Sipas këtyre burimeve, kodi i parë i përkiste shpërndarjes së parave për mediat në Shqipëri, i dyti për financimin e mediave në Maqedoni dhe i treti për paratë që harxhohen për mbështetjen e Kishave Ortodokse në vende të ndryshme të botës.

Kur anëtarët e komisionit kanë kërkuar detaje për arsyen e harxhimit të shumave të mëdha për mediat shqiptare dhe maqedonase, nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme u është thënë se kjo bëhet për lobim të interesave greke në ato vende.

“Paguajmë gazetarë ose botues të mediave edhe në Shqiperi në mënyrë që të ketë shkrime pozitive për Greqinë ose të lobojnë në vendin e tyre në favor të interesave greke".

Ministria e Jashtme greke

Publikimi i lajmit ka sjellë reagime të fortë në Greqi, nga të cilat ai është vërtetuar indirekt. Kreu i parlamentit grek Niko Vutçis ka deklaruar se është i indinjuar nga rrjedhja nëpër media e këtyre lajmeve për “shpenzime sekrete”.

Dorëheqja e Nikos Kotzias nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme erdhi pas debateve me ministrin e Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetarin e partisë bashkëqeverisëse ANEL, Panos Kamenos. Një nga temat e debatuara kanë qenë akuzat e Kamenos ndaj Kotzias për shpërdorimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme, nga ky tashmë del me miliona euro shpenzohen çdo vit për të financuar media e gazetarë shqiptarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lola: 19/10/2018 19:25

    NJELLOJ SI ENVERI QE FINANCONTE PARTITE KOMUNISTE NE BOTE. NE KETO PORTALE PUNOJNE ANTI SHQIPETARE DHE SHERBIMET SEKRETE DUHET TE FILLOJNE NGA PUNA PER KETO PORTALE TE SHITURA QE NE EMER TE LIRISE SHTYPIT ABUZOJNE KUNDRA VENDIT.

    Përgjigju
  • Vlorë: 19/10/2018 19:22

    Plehrat e mutit, të shitur kokë e. Këmbë. Ju zëntë Haka e atij populli të vuajtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë