Skandali me Kurum/ Çoçoli: Duhen parë nëse mbetjet janë ndryshk apo të rrezikshme, jo pre e konsipracioneve! Preçi: Investitorët e huaj vijnë falë lobingjeve politike

Skandali me transportin e mbetjeve prej kompanisë Kurum drejt Tajlandës u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ Report Tv. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ngre dyshime pasi edhe qeveria në raportet për mjedisin nuk ka asnjë pjesë lidhur me mbetjet e rrezikshme në vend.

'Ajo çka shoh me shqetësim është që kur jepen kontrata privatizimi, koncesioni, në rast konkret rehabilitmi apo përdorimi përcaktohen edhe kushtet. Kjo ka ndodhur që në vitet 2000 kur është futur Kurumi. E fundit ka qenë në 2013 kur mori një pjesë të kalatës lindore në portin e Durrësit. Bumi i ndërtimit i 4-5 viteve të fundit, një pjesë parash shkoi edhe tek Kurumi.

Sipas strategjisë së mjedisit, qeveria duhet të prodhoj raport për mjedisin, është pjesë dhe gjendja e mbetjeve të rrezikshme apo pa rrezikshme. Nuk ka hollësi në raport për mbetjet e rrezikshme. Mungon transparenca për çfarë ka ndodhur. Si janë zhvilluar këto industri në ekonominë kombëtare. Investitorët të huaj vijnë falë lobingjeve politike, mbetjet që prodhojnë i hedhin ku munden ose eksportohen. Ka dhe situata të tjera që ngrenë pikëpyetje të mëdha, si ka ndodhur licensimi. Transporti është subjekt licensimi.'

Eksperti Fatos Çoçoli thekson se ende nuk është përcaktuar se me çfarë janë ngarkuar kontejnerët, pasi nëse janë me ndryshk nuk përbëjnë mbetje të rrezikshme dhe mund të mbërrijnë në destinacion.

'Qytetarët duhet të kuptojnë që ato ngarkesë përmbajnë vërtetë ndryshk. Është disa mbetje por jo të rrezikshme, sipas dokumenteve të ngarkesës, ka nisur rrugën për eksport. Duhet parë nëse janë ndryshk apo mbetje të rrezikshme. Nëse janë të rrezikshme nuk është se nuk mund të eksportosh, por duhen transportuar me anë të disa kushteve të caktuara, duhet marrë leja tek vendi ku dërgohen, duhet parë nëse transporti i këtyre mbetjeve është profesionali. Qytetarët duhet ta kuptojnë, nëse janë realisht me ndryshk atëherë duhet të rikthehen tek porti i destinuar dhe kompania ka të drejtë të thotë ç’keni me mua. Nëse është e rrezikshme në bazë të konventës së Bazelit mund të transportohet sepse i kemi të dhënat. Qeveria ka thënë nuk mund ti pranoj a priori dërgesat e kthyera mbrapsht, sepse nuk di çfarë ka. Të mos biem pre e teorive të konspiracionit.'

Këshilltari bashkiak i opozitës në Bashkinë Tiranë, Dorian Teliti thotë se janë bërë mashtrime në deklarata për përmbajtjen e kontejnerëve të kompanisë Kurum.

'Problemi se çfarë janë. Ka një ligj në Shqipëri. Nëse dy transfertat, nuk është histori e sotme, mesa duket ka vite. Është konstatuar që aty ka materiale që nuk përputhen me deklaratat doganore. Që janë materiale të rrezikshme, prandaj shtetit tajlandez ka thënë stop, nuk kam rënë dakord për transportimin e këtij produkti. Këto anije janë duke ardhur. Qeveria thotë nuk ekzistojnë. Për mua pronarët e vërtetë janë ata që kujdesen nga hapi i parë deri në të fundit që një procedurë të kryhet. Ti marrin dhe ti heqin nga territori shqiptar në një territor tjetër. letrat u panë dhe u vërtetuan që janë mashtrime. Të tërë kanë mashtruar. Që nga firma Sokolaj dhe gjithë instancat shtetërore. Nuk është e mundur që dy anije mbi 100 kontejnerë dhe të kalojnë portin e Durrësit pa ditur se çka aty. Edhe sot në zonën e Durrësit i ke në qiell të hapur, male me të njëjtin material.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
'U fsheh origjina e mallit', Artur Meçollari: Kompania që ka transportuar mallrat e Kurum, nuk ka patur dijeni për rrezikshmërinë e ngarkesës

 

Ish zv. i forcave detare Artur Meçollari foli në '5 Pyetjet me Babaramon' lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme prej kompanisë Kurum nga porti i Durrësit për në Tajlandë. sipas tij, është fshehu origjina e mallit dhe është kryer në paligjshmëri transporti, pasi transporti i mbetjeve të rrezikshme ka kosto më të lartë se mallrat e zakonshëm. Për të ulur kostot ka ndodhur dhe kjo fshehje e përmbajtjes së kontejnerëve.

'Transporti i mbetjeve të rrezikshme është më i kushtueshëm se transporti i mallit të zakonshëm sepse ka detyrime në paketim me transport tokësor, në sistemin e magazinimit, ruajtjes, ngarkimit në anije, ruajtjes në anije plus dhe disa etapa shtesë që lidhen me anën mjedisore. Nuk është aktivitet i jashtë ligjshëm të transportosh mbetje të rrezikshme, por paligjshmëria e këtij aktiviteti, si një mall i zakonshëm për të ulur këto kosto. Duke u fshehur origjina e mallit janë ulur këto kosto dhe kjo gjë ka ardhur në bashkëpunim. Kjo që ka transportuar mallrat, në hipotezën time nuk ka patur dijeni që po transportonte mall të rrezikshëm', tha Meçollari. 

Ora 22:21
'Punonjësit firmosën në mënyrë të dyshimtë', Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Kurum prodhon çelik me hekura të vjetra! Nuk ka investuar në teknologji

 

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj foli lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë turke Kurum.

Nikollaj tha lidhur me largimin e 500 punonjësve nga puna prej kompanisë Kurum pas daljes së skandalit, se shumica e tyre kanë firmosur në mënyrë të dyshimtë në kundërshtim me legjislacionin.

Më tej, Nikollaj shtoi se kompania Kurum ka prodhuar çelik me hekura të vjetra dhe nuk ka investuar fare në teknologji.

'Unë e shoh problemi ndoshta në rrafshin më pak pragmatikë. Çështja e Kurum ka një histori jo pozitive që kur ka ardhur deri më sot. Dhe unë them më mirë që po ikën. Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Minerali fle poshtë Librazhdit dhe në 20 vite ai nuk ka investuar me fut një kokërr minerali. Nëse ai mban 500 punëtorë, që asnjë nuk ka kundërshtuar pse po largohet, 250 që kanë firmosur në mënyrë të dyshimtë dhe jo legjitime. Edhe marrëveshjen që ka bërë, me kë e ka bërë. Ai prodhon çelik me hekura të vjetra. Nuk ka investuar në teknologji.' 

Ora 22:03
'Ke frikë t'i përmendësh emrin kompanisë Kurum', Çoçoli debaton me Telitin: Pse nuk thua që kanë humbur gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar?

 

Në '5 Pyetjet me Babaramon eksperti Fatos Çoçoli debatoi me këshilltarin opozitarë të bashkisë Tiranë, Dorian Teliti lidhur me kompaninë Kurum pas skandalit me mbetjet toksike që kjo kompani dërgon nga porti i Durrësit në Tajlandë. Çoçoli i tha Telitit se ka frikë të përmendi emrin e kësaj kompanie dhe të thotë që kjo kompani humbi gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar.

Çoçoli: Duhet të bëjmë dallimin mes lëndëve toksike dhe lëndëve të rrezikshme, që parafolësi përballë meje ia lejon vetes që ta quajë shtetin që mbajmë ne është shtet mafioz. Foli me të drejtë kur tha se çfarë ka ndodhur këto 14 vjet. Ku kanë përfunduar këto mbetje që mund të jenë edhe të rrezikshme? Në maj të 2015, Kurum sepse ndoshta zotëria që kam përballë ka frikë edhe t’ia përmendi emrin, Kurum e ndaloi prodhimin.

Teliti: Ça frikë kam ma thuaj një çik?

Çoçoli: Thuaj që në 2015 kjo kompani ndërpreu punën sepse krijoi një mal me 200 m gjerësi dhe 20 m lartësi mbetjesh në bregun e Shkumbinit. Ke frikë ta thuash? Po e them unë se ke frikë ta thuash.

Teliti: Nëse është kështu unë ta mbështes.

Çoçoli: Thuaj që kjo kompani ka humbur gjyqin ndërkombëtar ku na ka hedhur ty dhe mua bashkë. Sepse ne me taksat tona mbajmë këtë shtet.

Teliti: E paske humbur fillin fare. Po flet 7 minuta pa lidhje komplet.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ishte dëbuar nga Italia pas dënimit për narkotrafik, por rikthehet ilegalisht me identitet tjetër! Arrestohet 34-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë

Ishte dëbuar nga Italia pas dënimit për narkotrafik, por rikthehet ilegalisht me identitet tjetër! Arrestohet 34-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë