Arrestohet në Frankfurt të Gjermanisë, Ardian Xhillari, biznesmeni i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se arrestimi i Xhillarit është bërë nga INTERPOL-i gjerman, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare 2 vite më parë. Ai u prangos në aeroportin e Frankfurtit.
Nafta virxhin, e kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol hidhej në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore. Pritet të nisin procedurat përt ekstradimin e Xhillarit në Tiranë ku do përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.
Më herët, po gjatë kësaj të enjte, Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Xhillarin, 5 vite për ish-zv/drejtoreshën e Doganave Lule Njebza si dhe tre vite për Mirarbër Teneqexhi, ish-drejtori i Doganës së Tiranës, të përfshirë në skandalin e futjes së naftës së papërpunuar në tregun vendas. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore.
Ky hetim ka zgjatur për dy vite nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të tatimeve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin, ndërsa Xhillari po gjykohet në mungesë pasi prej nëntor 2017 ai është i arrestuar në Zvicër dhe ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Ndalohet në Gjermani per qellim ekstradimi shtetasit Adrian Xhillari
Në datë 1 shkurt 2018, Zyra Qëndrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbadeni/Gjermani, kanë arrestuar në Frankfurt me qëllim ekstradimi në Shqipëri shtetasin shqiptar Adrian Xhillari, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më datë 7 janar 2016, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës se sigurisë "Arrest ne burg" për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajne akcize.
Gjatë vitit 2015 shtetasi Xhillari duke qenë administrator i kompanisë “Tea Construction&Petrol sh.a." në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com