Publikimi i rrogave/ Rama: Problemi më i madh pagat e padeklaruara të shumë kompanive, do prezantojmë masa të reja anti-evazion

TIRANË- Publikimi i listës së pagave, nxori në pah një tjetër problematikë, evazionin fiskal që kryhej nga kompanitë problem i cili është trajtuar edhe nga Report Tv, e të gjendur përballë kësaj situate, kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja anti-evazion. Duke iu përgjigjur komentuesve në Facebook kryeministri sqaron se nuk është problem që në Shqipëri ka paga të larta, por problem serioz janë rrogat që nuk deklarohen aq sa janë në të vërtetë.

“Pagat shume të larta janë të deklaruara e taksohen sipas ligjit me 23%, por problemi madhor është pjesa e padeklaruar e të ardhurave të shumë kompanive, përfshirë edhe pagat e ulëta fiktive që kompensohen me lekë në dorë. Janë bërë përmirësime të ndjeshme në këto vite, po ka ende shume luftë për të bërë dhe prandaj do vijojmë me masa të reja anti-evazion”, tha kreu i qeverisë.

Ai thekson se nuk i ikën përgjegjësisë, por thotë se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës, por aty nuk janë fajësuar autoritetet shtetërore. Për pasojë, Rama shton se duhet lënë në dorën e organeve hetimore që të kryejnë veprimet e duhura dhe për të nxjerrë përgjegjësit. Ndërkohë, kreu i qeverisë bëi me dije gjithashtu se nga ky skandal ka shërbyer si mësim dhe se në këtë kuadër, po intensifikojnë punën për të finalizuar marrëveshjen me një njësi amerikane në mbrojtje të sistemeve informatike.

"Nxjerrja e të dhënave është një problem me të cilin ballafaqohen të gjitha vendet në epokën e teknologjisë digjitale, qoftë për shkak të sulmeve kibernetike apo qoftë si pasojë e veprimeve kriminale të individëve brenda sistemeve shtetërore! Amerika, Anglia, Franca e me radhë kanë pasur ngjarje të ngjashme dhe madje në ndonjë rast me pasoja tejet të rënda përtej kufijve të vetë shtetit, por ky nuk është kurrsesi justifikim, përkundrazi. Prandaj uroj që prokuroria të nxjerrë se shpejti fajtorin dhe drejtësia t'i japë ndëshkimin e merituar, ndërkohë që ne do të finalizojmë sa më parë marrëveshjen që po punojmë prej disa kohësh, për të marrë një njësi të mirënjohur amerikane në mbrojtje të sistemeve tona informatike. Sa për përgjegjësinë unë nuk i shmangem kurrë përgjegjësisë, por dy gjëra kam në këtë rast: E para, kur ngjarje shume më të renda të kësaj natyre kanë ndodhur në shtetet e lartpërmendura apo në të tjera akoma, nuk ka ndodhur që të fajësohen autoritetet shtetërore, por është adresuar problemi për të nxjerrë fajtorët e për të forcuar sistemet. E dyta, mua nuk më servir dot askush asgjë sipas qejfit, sepse detyra ma mundëson që të marr opinione nga shume drejtime për të njëjtën çështje. Shëndet dhe gëzuar familjarisht Vitin e Ri", shkruan Rama. 

Gjatë javës së fundit vendi u përfshi në një skandal ku në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lista e pagave e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Prokuroria ka nisur hetimet e ndërsa deri më tani, kur kanë kaluar gati një javë, nuk ka asnjë person përpara drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Skandali i pagave, Tabaku: Pjesë e skemës së patronazhistëve! Ekspozon kalbësirën e sistemit putinist të Edi Ramës

 

Për nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku, skandali i publikimit të pagave të mbi 694 shqiptarëve është pjesë e skemës së patronazhistëve. Me një deklaratë për mediat, Tabaku u shpreh se publikimi i këtyre të dhënave ekspozoi ' kalbësirën e sistemit putinist të Edi Ramës' ku sipas nënkryetares së PD, taksat e qytetarëve përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe inceneratorëve.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Skandali i vjedhjes dhe i publikimi të të dhënave të 640 mijë qytetarëve, ka bërë që e keqja të trokasë te dera e çdo shqiptari që emrin dhe të dhënat e tij më të ndjeshme i gjen tek ai dokumenit që xhiron sot në mënyrë të pakontrolluar në kompjutera dhe telefona.

Këto të dhëna sensitive janë pjesë e skemës së patronazhistëve me të cilën u vodhën zgjedhjet e 25 prillit, dhe sot, këto të dhëna, janë një armë në dorën e çdo keqbërësi.

Pas PPP-ve, koncesioneve dhe tenderëve të paligjshëm e të pandershëm që kanë rrënuar ekonominë, që ka lënë në varfëri shumicën e shqiptarëve dhe ka dëmtuar sipërmarrjen e ndershme, jeta e secilit prej jush, e familjarëve tuaj, e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, është e ekspozuar ndaj çdo shantazhi dhe keqpërdorimi, vetëm sepse Edi Rama dhe bashkëpunotërt e tij, u treguan të gatshëm të shkelin çdo ligj, të cenojnë edhe sigurinë tuaj, vetëm për të mbajtur me forcë pushtetin e tyre të korruptuar.

Ky skandal ilustron se si shteti ka rënë në duart e militantëve patronazhistë që veprojnë për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm të Edi Ramës, dhe gjithashtu eskpozon kalbësirën brenda këtij sistemit putinist, ku taksat e qytetarëve, edhe në formën e pagave të majme, përdoren për të shpërblyer  përfituesit e PPP-ve dhe koncesioneve.

Duke dëmtuar kështu tregun dhe profesionistët e ndershëm të vendit tonë, që shohin se si të ardhurat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, konkurojnë padrejtësisht me ljeje të partisë-shtet.

Ky është edhe rasti i kompanive të inceneratorëve, që sot janë një skenë krimi, por që nga hulumtimi i të dhënave duket qartë se si me taksat që u janë vjedhur e u vidhen shqiptarëve, shpërblehen me paga marramendëse pronarët që sot janë në kërkim, dhe të punësuarit e tyre fiktiv.

Ashtu si kundër është vërtetuar edhe nga hetimi i SPAK rruga që ka ndjekur ish ministri Lefter Koka përmes krijimit të kompanive fiktive nga të cilat ai ka marrë pjesën e tij të korrupsionit.

Në të njëjtën mënyrë edhe ministra të tjerë të qeverisë Rama si Ahmetaj apo dhe Gjiknuri, Bllakon përfshirë edhe Agaçin, Sejdinin, Subashin apo dhe vetë Erion Veliaj kanë përdorur formula të tilla për të përfituar miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Fatura me koncensionin e inceneratorëve shkon në 430 milionë euro dhe kjo është arsyeja se dhe sot e kësaj dite, Komisioni Hetimor e Inceneratorëve po bllokohet dhe po bojkotohet me vetëdije nga Partia Sociale, nga partnerët e tyre politikë, nga partnerët e tyre mediatik. Por njëkohësisht edhe nga institucionet shtetërore të cilët refuzojnë të paraqesin prova dhe evidence që dëshmojnë lidhjet e ngushta mes pushtetit dhe pronarëve të vërtetë të inceneratorëve.

Partia Demokratike ka denoncuar që tash 6 vite afera e inceneratorëve, duke filluar që nga konceptimi i tyre, nga krijimi i tyre, nga procesi për dhënien e këtij koncensioni, ka qenë korruptive. Çdo akt i marrë, çdo vendim Këshilli Bashkiak, çdo vendim i Këshillit të Ministrave kanë bërë që shteti të ngrihet në këmbë për të mbuluar këtë aferë, por njëkohësisht për të ndihmuar këtë aferë. Sot Inceneratori i Tiranës i cili shërben në fakt si lavatriçja e mirëfillt e pastrimit të parave, është një aferë krimi për të cilën SPAK-u nuk duhet të ketë frikë të hetojë, jo vetëm Erion Veliajn, por njëkohësisht edhe ministrat e përfshirë në vendimmarrje. Është e qartë, faktet janë e zeza mbi të bardhë që sot kushdo i përfshirë në vendimmarrjen e kësaj afere, që kushdo që sot vazhdon e paguan paratë publike për këtë aferë, duhej të ishte përpara drejtësisë.

Partia Demokratike në këto 8 vite ka denoncuar çdo aferë korruptive. Partia Demokratike nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë kompleks për t’i vendosur emrin atyre që e kanë bërë korrupsionin dhe për t’i denoncuar ato. Sot SPAK-u duhet të tregojë që mbrojtja politike që qeveria i ka ofruar, së pari kryeministrit, tre ministrave, Ahmetaj, Gjiknuri dhe Lefter Koka, por njëkohësisht dhe tre kryetarëve të Bashkisë, Veliaj, Subashi dhe Qzim Sejdini, duhet të përfundojë. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë aferë, por njëkohësisht do të hedh dritë edhe në Komisionin Hetimor pavarësisht të gjithë pengesave për aferën korruptive më të madhe të shekullit, aferën e Inceneratorëve! Faleminderit!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ohu: 29/12/2021 02:25

    Problemi me i madh nuk eshte evazioni ,se ai dihej,por nxjerrja e ID-ve. Shteti ketu nuk ka arritur te mbroje te dhenat e qytetareve 2here dhe asnje nuk di si kjo mund te ndikoje njerezit dhe sa rrezik mund te kete per ta nga ekspozimi ndaj krimineleve...puuuuu flet per evazionin kur nga kompanite e medha dihet sa hapur behet...Nese kete shtegi nuk e paska ditur,akoma edhe me keq,i bie nje administrate totalisht e paafte te evidentoje probleme madhore qe cenojne ekonomine dhe japin efekte sociale madhore..Na mbyten shfaqjet e spektaklet.... Na u be jeta si e Donaldit dhe Beatrikses te BB Vip....

    Përgjigju
  • Evazioni: 28/12/2021 15:37

    Ja te shohim ca masa do merren , Po si do merren, se shumica jane miq me pushtet Dhe biznesmen qe paguajne ekstremisht Punojsit!!! Dikujt i japin 10 milion rroge, Dikujt tjeter qe ska mik 300 mije lek te vjetra! Shpjegojet shume qarte si jane bere me shpia Te rolling hills lloj lloj idioti e gazetari e lopçari Pa integritet pa shkolle pa te shkuar pa trashigimi, Vetem duke u lepire e duke intriguar e llape pro interesave servilizmave E gojores familjarisht.. Pershendes gjithe kto opionionistet dhe vipat e famshem Me grate vipa qe punonin balerina per 30 mije lek Dhe tashi jane miliarder.

    Përgjigju
  • Kulmi: 28/12/2021 14:10

    Pse more zotëri nuk e dije evazionin ti po duhet te dilnin pagat ne pazar qe ta merrje vesh? Shteti aty i ka pasur te dhenat!!!

    Përgjigju
  • ZENUN TYTA KASAPB Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 28/12/2021 13:35

    O Lisian po kaq hajdar qeke ti mor analfabet ? Po a e ke pa ti çfar i bëri Amerikës punonjësi saj që i nxori sekretet më të mëdha. A e ke par ti çfar i bëjn hakerat Kinez Amerikës, Francës, Spanjës, Gjermanis e shum vëndeve të tjera. Po ti si duket qeke analfabet. A e ke par ti çfar vjedhjesh bëjn hakerat Afrikan që jan analfabet si ty. A i ke par hakerat Rus çfar bëjn ? E çfar shtetesh jan kto shtete numur 1 në Bot e nga kto shtete su bë fajtor : Merkli, Trampi, apo Makron kurse ti thua që Edi Rama e paska fain. Jo se Edi Rama është burr i mir por në ktë rast nuk ka faj o lisian HAJDARAJ.Falemnderit për mirkuptimin o Lisian ky i imi.

    Përgjigju
  • Lisian: 28/12/2021 12:40

    Po cilet jane keto vende qe u kane dale te dhenat e qytetareve sheshit or palaco? Po ku je fajtor ndonjehere ti ore zagar, ke gati 1 dekade qe qeveris dhe po te pyesesh asnhe faj nuk ke bere.

    Përgjigju
    • Toni: 28/12/2021 13:26

      Sa bukur e ke shkruar. Ne asnje vend nuk kane dale te tilla te dhena. Kane dale te dhena financiare ose sekrete por jo te djena te ID, numerave personal apo telefonit! Sigurisht Rama nuk pritet te pranoje ndonje pergjegjesi. Perkundrazi. Do fajsoje te tjere dhe ta ktheje ne fitore per veten. Ca doni ju te beje, te thoje qe po, nen udhezimet e mija organet shteterore ua dhane keto lista nje grupi ne PS per tu perdorur ne zgjedhje. Tani dikush nga keto personani publikon! Ky eshte skandali mor vlla. Heren e pare, me patronazhistet, u vuri gjoksin. I mori ne mbrojtje. Duke thene se autori jam une dhe le te guxoje prokurorika e leshit te me zere. Tani nuk po i ve me gjoksin por ka leshuar zagaret e policise dhe prokurorise se Tiranes te gjeje spiunin nga radhet e veta.

  • Endri: 28/12/2021 12:35

    Po leri kto komente koti or burr na ben si ironik na lodhe. Eshte faj i yt dhe i drejtoreve qe nese se di, ti i cakton ministrin dhe ti ke peegjegjesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës