Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se 'dikush bëri një gabim të madh' duke shtuar kryeredaktorin e The Atlantic në bisedën në grup me zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të administratës Trump, të cilët po diskutonin planet për një sulm ndaj rebelëve Houthi në Jemen.
Në një konferencë për shtyp nga Xhamajka, Rubio minimizoi ndjeshmërinë e informacionit të shpërndarë në chat, i cili sipas raportimit të gazetarit që u përfshi gabimisht në bisedë Jeffrey Goldberg, përfshinte identitetin e një zyrtari aktiv me CIA-n dhe detaje rreth planeve të sulmit ndaj Houthis.
“Dikush bëri një gabim, dikush bëri një gabim të madh dhe shtoi një gazetar”, tha Rubio, duke shtuar se biseda u krijua si një mekanizëm “koordinues”.
![]()
Rubio tha se informacioni në bisedë nuk kishte për qëllim të zbulohej dhe se nuk kërcënonte operacionet e anëtarëve të shërbimit.
"Jam siguruar nga Pentagoni dhe të gjithë përfshirët se asnjë nga informacionet nuk synoheshin që të zbulohesnin. Padyshim ishte një gabim dhe kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Shtëpia e Bardhë po e shqyrton, por asnjë nga informacionet nuk kërcënonin funksionimin e jetëve të ushtarakëve tanë", shtoi Rubio.
Goldberg, në raportimin e tij për The Atlantic, tha se ai mori një kërkesë nga një përdorues i identifikuar si Mike ëaltz duke e shtuar atë në bisedë dhe se askush nuk ngriti pyetje për përfshirjen e tij në bisedë ndërsa ishte i pranishëm.
Administrata Trump ka ndërmarrë një fushatë agresive për të minimizuar seriozitetin e bisedës së grupit Signal, duke pretenduar se informacioni i ndarë nuk ishte i klasifikuar dhe nuk përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare për operacionet e SHBA.
Xh.D/Shqiptarja.comKomente

