Skandali me shefat e shërbimit
Kosova: Do shpëtoj shëndetësinë

Skandali me shefat e shërbimit <br />Kosova: Do shpëtoj shëndetësinë
TIRANE- Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova i është përgjigjur me autolëvdata pyetjes së gazetares së A1 Report që lidhet me nxjerrjen e një urdhri për rikthimin e 52 shefave të shërbimit, nga 16 që janë aktualisht.

"Gjeta rrugën më të mirë për pacientët", ka thënë Kosova, duke vijuar se po i rikthen dinjitetin Mjekësisë. Ai në asnjë moment nuk e argumenton urdhrin e tij që rrëzon një vendim të Këshillit të Ministrave për riorganizimin e shërbimeve, duke i çuar nga 16 në 52 këto shërbime.

Kosova, duke iu shmangur arsyeve të vërteta të urdhrit, i bën elozhe vetes, duke treguar edhe një episod që rrëfen se i ka ndodhur pikërisht ditën e Pashkëve. "Kam shume e-mail-e dhe shumë falenderime, ku më thuhet se më në fund i ke kthyer dinjitetin mjekësisë", thotë Kosova, duke shkuar deri aty sa deklaron që njerëzit me emërimin e tij si ministër, paskan nisur të besojnë se paska Zot!!!”

Më pas, Kosova i përforcon vetitë e tij, duke u shprehur se në e-mailet drejtuar tij, thuhet se më në fund u kthye drejtësia edhe në Fakultetin e Mjekësisë.

Në këtë mënyrë, një ditë pas publikimit të urdhrit që rrëzon vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 7 nëntor të vititi 2012, Kosova nuk ka denjuar të argumentojë se pse e ka ndërmarrë një urdhër të tillë, dhe çfarë imapkti pozitiv do të ketë. Ai thjesht e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë lëvdata duke lënë të kuptohet se është shpëtimtari i sistemit shëndetësor në vend.

(ln/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK