Skandali me Shoqatën e Arbitrave, Jemini kap mat zyrtarin e FSHF: Kryetarit i ka mbaruar mandati para dy vitesh dhe nuk janë bërë më zgjedhje

Skandali me Shoqatën e Arbitrave, Jemini kap mat zyrtarin e FSHF: Kryetarit i ka mbaruar mandati para dy vitesh dhe nuk janë bërë më zgjedhje

Konfirmohen edhe një herë parregullsitë në lidhje me procesin zgjedhor të FSHF-së, në rastin konkret me Shoqatën e Arbitrave. Në datën 15 shkurt “Panorama Sport” ngriti shqetësimin për çuditë që lidhin Tahir Kastratin, kryetarin e kësaj shoqate me votimin në asamblenë zgjedhore dhe madje tentoi të kontaktonte drejtues të vjetër të kësaj shoqate, por ishte e pamundur që të lidhej.

Absurditeti me Shoqatën e Arbitrave është që kryetarit të saj, Tahir Kastratit, i ka përfunduar mandati prej më shumë se dy vitesh dhe nuk ka pasur zgjedhje për rikonfirmimin e tij apo për zgjedhjen e një kryetari tjetër.

Këtë gjë e ka thotë mjaft qartë edhe mbrëmjen e së hënës ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, që është edhe anëtar i shoqatës së arbitrave, teksa kap mat zyrtarin e FSHF-së Aldi Topçiu në emisionin “Procesi Sportiv”.

Topçiu konfirmon, duke iu përgjigjur pyetjes së Jeminit se Tahir Kastrati do të përfaqësojë shoqatën e arbitrave në asamble.

Biseda mes tyre
Jemini:
Kush voton për shoqatën e arbitrave?
Topçiu: Kryetari, z.Tahiri.
Jemini: Që kur është kryetar?
Topçiu: Që gjithmonë.
Jemini: Kur është zgjedhur si kryetar shoqate, sepse që në 2016-tën, kur kam votuar vetë, nuk janë bërë më zgjedhje për këtë shoqatë?! Pse nuk keni nxjerrë një njoftim se kush është delegat për këtë shoqatë? Po për shoqatën e trajnerëve, kush voton? Nuk dihet fare se kush voton” ,- i kthehet Jemini zyrtarit të FSHF-së./Panorama/

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, momenti kur policia shoqëron disa protestues

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, momenti kur policia shoqëron disa protestues