Skandali me të dhënat, Zuckerberg kërkon falje në Parlamentin Europian

Skandali me të dhënat, Zuckerberg kërkon falje në Parlamentin Europian

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në takim me krytarin e PE, Antonio Tanjani

Themeluesi i  kompanisë së mirënjohur Mark Zuckerberg, u përball sot në një seancë përpara parlamentin Europian për skandalin më të dhënat të Cambridge Analytica që preku shumë përdorues të Facebook në gjithë botën.

Në sencën e zhvilluar me ligjvënësit evropian Mark Zuckerberg u kërkoi ndjesë për skandalin ë krijuar që preku më shumë se 87 milionë profile të Facebook.

“Ky ka qenë një gabim”, deklaroi Zuckerberg para parlamentit Europian.

Takimi mes Zuckerberg edhe Parlamentit Europian ishte parashikuar të mbahej në privatësi, por hasi ne një valë të madhe kritikash nëpërmjet rrjeteve sociale.

Zuckerberg u zotua se këto gabime nuk do të përsëriten në të ardhem edhe Facebook do të marri masa për këtë problem që shkaktoi reagime në popullatë, ndonëse njoftoi se në Europë ai do të vijoj me investime për të krijuar më shumë se 10’000 vende pune në të ardhmen.

Kompania e Facebook u përball me një rënie të audiencës pas skandalit me të dhënat që shkaktoi një rënie të ndjeshme të Facebook në  tregun e rrjeteve sociale duke bërë kështu që Facebook të fshihte mbi 587 milionë profile të rreme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!