ZVICER- Kompania më e madhe e ushqimit në botë, “Nestle”, ka hequr nga tregu dy produkte brumi të ngrira, ravioli dhe tortelini me mish viçi të markës “Buitoni” dhe tortelini në filialet e saj në Itali dhe Spanjë. Nga analizat laboratorike të kompanisë Nestle u zbuluan gjurmë të ADN-së së kuajve.

Kompania me bazë në Vevey të Zvicrës ka ndaluar shpërndarjen e produkteve, që përmbajnë gjithashtu mish edhe nga furnizues gjermanë.

Një zëdhënës i kompanisë tha se kemi forcuar kontrollet me teste të tjera laboratike. Duam të sigurojmë kualitetin dhe sigurinë e produkteve tona e cila ka qenë gjithmonë një prioritet për Nestle.

Ne kërkojmë ndjesë për konsumatorët dhe po sigurojmë, që veprimet e ndërmarra për të adresuar këtë problem është që të arrijmë standarde më të larta për produktet tona shton zëdhënësi duke deklaruar se do të tërhiqen nga shitja edhe lazanjat bolonjeze të markës Gourmandes prodhuar në Francë.

Ndërkohë në Britani, prokurorët kanë nisur një hetim kriminal ndaj kompanive, që dyshohet se i kanë vënë etiketa false mishit të viçit, derisa ai përmbante mish kali.

Dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr nga tregu disa produkte që mbanin etiketa të mishit të viçit.

Ndërsa Rumania ka hedhur poshtë akuzat se firmat e shpërndarjes qëndrojnë prapa këtij skandali duke shpërndarë mish kali në vend të atij të viçit.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)