Skandali, monumenti "5 Heronjtë
e Vigut" po copëtohet për skrap

Skandali, monumenti e Vigut" po copëtohet për skrap">
SHKODER- Monumenti "5 Heronjtë e Vigut" në Shkodër, po shkon drejt shkatërrimit. Pasi u zhvendos nga qendra e qytetit në periferi drejt Varrezave të Dëshmorëve të qytetit, struktura e tij prej bronzi po copëtohet për për skrap.

Persona të papërgjegjshëm kanë mundur me gur freksibël të presin pjesë të monumentit, si grykë të armës, komça të veshjeve të monumentit të 5 heronjve Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Hydajet Lezha dhe Naim Gjylbegu.

Monumenti që pas largimit të tij nga qendra e qytetit në vitin 2008 është vendosur në cepin e majtë pranë shkallëve të Varrezave të Dëshmorëve të Shkodrës,në një vend ku depozitohen e digjen mbeturinat urbane të qytetit,ndërsa kohët e fundit aty po depozitohen dhe mbeturina inerte.

Dhunimi që i bëhet këtij monumenti me vlera historike por dhe artistike nuk është i vetmi në Shkodër. Por askush nuk është ndaluar për një veprim të tillë, dhe pse gjithçka bëhet ditën, pasi në atë zonë është e pamundur të veprohet natën pasi ka errësirë totale. Indiferenca e strukturave përkatëse por dhe qytetarëve ka bërë që jo vetëm kjo vepër por dhe shumë të tjera të dhunohen e dëmtohen në mënyrë të paskrupullt dhe pse ato u përkasin të gjithëve.

Monumenti i "5 Heronjve të Vigut" u ndërtua në kujtim të heronjve të popullit Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda. Vepra e ndërtuar nga skulptori Shaban Hadëri, me një bazament të lartë rreth katër metra dhe figura rreth gjashtë metra i larë në bronz, monumenti qëndroi për vite në sheshin qendror të qytetit të Shkodrës, i rrethuar nga ndërtesat e Radio Shkodrës, Teatrit "Migjeni" dhe Hotel Turizmit "Rozafa". Tani monumenti është vendosur pranë "Varrezave të Dëshmorëve" të Shkodrës. Në vend të tij tashmë është bërë shatërvan. Dëshmorët u vranë pas çlirimit të Shqipërisë në Vik të Mirditës gjatë përpjekjes me grupet që qeveria komuniste i etiketoi si reaksionarë.Kjo histori shërbeu si argument më shumë për heqjen e përmendores.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi