Skandali në gjimnazin e Laçit/ Plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit, lirohet nga qelia 17-vjeçari! Gjykata e lë në arrest shtëpie

LAÇ – Adoleshenti që plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas konfliktit në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” mesditën e së hënës u lirua nga qelia. Gjykata e Kurbinit vendosi ndaj 17-vjeçarit të identifikuar si A.Gj masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas kërkesës së prokurorit Bardhyl Shehu.

Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.Rr, duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…