SHKODËR - Pal Pjetri, personi i cili denoncoi skandalin në Gjykatën e Pukës, që solli edhe vendosjen në bankën e të akuzuarve të Prokurorit të rrethit Pukë, Pëllumb Premçi dhe ish-kreut të Gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi, për të cilët akuza është korrupsion pasiv, por procesi ndaj tyre është i hapur. Rreth skandalit në Gjykatën e Pukës deri tani janë dënuar 2 avokatë, por edhe kancelarja dhe sekretare të kësaj Gjykate.
 
Gjykata e Shkodrës, me kërkesë të Prokurorisë, dënoi Pal Pjetri me një vit burg, për "korrupsion aktiv te prokurorit dhe gjyqtarit". Ka qenë po kjo Gjykatë e cila po me kërkesë të Prokurorisë vendosi përjashtimin nga vuajtja e dënimit për Pal Pjetri.
 
Prokuroria kërkoi heqjen e dënimit me 1 vit burg për Pal Pjetrin, pasi ky i fundit ka ndihmuar drejtësinë në zbardhjen e veprimeve korruptive në Gjykatën e Pukës.
 
Vijon...
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)