Skandali në ministrinë e Punës
Kleves Bitro flet nga arratia

Skandali në ministrinë e Punës<br />Kleves Bitro flet nga arratia
 TIRANE - Përveç kallzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dëshmia e një ish punonjëseje e ministrisë së Punëve e Cështjeve Sociale, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Spiro Ksera ka “kryqëzuar” 4 ish zyrtarët e lartë të kësaj ministrie.
 
Bëhet fjalë për dëshminë e Migena Bakos, e cila sipas ish- drejtorit të kabinetit, Kleves Bitros, është vajza e Llambi Bakos, ish kreut të Task Forcës së Prokurorisë së Tiranës. Bako është shkarkuar nga puna dhe ka bërë kallzim penal në prokurori.

Në arrati, Kleves Bitro, njëri nga dy personat e shpallur në kërkim dhe që mbante postin e ish-drejtorit të Kabinetit të kësaj ministrie, ka sqaruar në profilin e tij në facebook pozicionin në lidhje me hetimet e ngritura nga prokuroria, duke thënë, se sulmet ndaj tij janë të qëllimshme.

Ky sqarim është bërë, dje,vetëm pak orë kur gjykata e Tiranës i kishte dhënë masën e arrestit “burg” në mungesë për akuzën e falsifikim të dokumenteve” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. 

Bitro thotë se është veprim hakmarrës nga ish punonjësja, Migena Dako, por dhe Bujar Leskaj, kreu aktual i KLSH-së. Ish-Drejtori i Kabinetit të Kserës deklaron, se sulmi është bërë për interesa familjare të urdhëruesit të kontrollit të përsëritur në muajt mars prill të vitit 2012.

"Sa i takon kallëzimit që më është bërë nga shtetasja Migena Bako, ish punonjëse e Ministrisë së Punës pohoj, se nuk kam patur asnjë tagër ligjor që të emëroj apo të shkarkoj cilindo punonjës të Ministrisë së Punës.  Bashkëshortja e kryetarit aktual të KLSH, Bujar Leskaj kërkoi të vendosej drejtoreshë e drejtorisë së mardhënieve me jashtë dhe integrimit në Ministrinë e Punës, por kërkesa e saj nuk u pranua nga Ministri Spiro Ksera. Ky është momenti kur z. Leskaj nisi një sërë veprimesh hakmarrëse ndaj institucionit ku unë punoj dhe ndaj meje për të arritur tek titullari i Ministrisë së Punës. "- shkruan Bitro.

"Pse z. Bujar Leskaj ka vendosur që të shërbejë nën hijen e mazhorancës se re dhe çfare merite pati një nga inspektoret e tij që u emërua zëvendesministre e mjedisit ne qeverinë Rama? Po deshmitarja që ka Prokuroria e që është vajza e Llambi Bakos, ish kreut të task forcës në Prokurorinë e Tiranes, a garanton hetim të qetë e të paanshëm?", janë disa nga pyetjet që shtron më tej Bitro.

Ai shton se dëmi ekonomik i pasqyruar nga ana e KLSH-së nuk qëndron.
 
Kleves Bitro ish-drejtor Kabineti dhe Murat Mehmeti, ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës, që nga dita e premte (4 tetor) ndodhen në kërkim, ndërsa në qeli ndodhen ish – Shefi i Financës Ilir Ibrahimi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm Besnik Dema.
 
POSTIMI I KLEVES BITROS NE FACEBOOK

Miqte e mi te dashur,
Marr shkas nga zhvillimet e diteve te fundit per te ngritur disa pyetje dhe me pas te jap edhe disa sqarime. Si eshte e mundur qe nje ngjarje e ndodhur ne vitin 2010 te shfaqet tani ne skenen e perditshme? A eshte Ministria e Punes ajo qe duhet te behet e para koke turku ne fushaten e gjoja antikorrupsionit? Pse z. Bujar Leskaj ka vendosur qe te sherbeje nen hijen e mazhorances se re dhe cfare merite pati nje nga inspektoret e tij qe u emerua zevendesministre e mjedisit ne qeverine Rama? Cili eshte roli i prokurorise dhe a ka ushtruar z. Leskaj presion mbi ate dhe prokuroret qe te denohen njerez te pafajshem? Po kryeprokurori z. Llalla a ka patur dicka per te thene apo thjesht do te thote se tani cdo gje nuk varet nga ai dhe problemi eshte i gjykates? Po deshmitarja qe ka Prokuroria e qe eshte vajza e Llambi Bakos, ish kreut te task forces se Prokurorise se Tiranes, a garanton hetim te qete e te paanshem? Gjithsesi sqaroj si me poshte:

Duke iu referuar kallzimit penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas rikontrollit të ushtruar në Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta me objekt të përzgjedhur “ Mbi përdorimin e shpenzimeve buxhetore në ministritë dhe institucionet qëndrore për spotet publicitare, ngjarjet kulturore, artistike e sociale dhe festa e ngjarje të tjera solemne e protokollare me porosi të Qeverisë” pohoj verej se:

Si asnjëherë më parë, kabineti qeveritar i drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, me vendim kolegjial të të gjitha institucioneve të ekzekutivit,(VKM e prillit te vitit 2010) i besoi Ministrisë së Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme në organizimin e ngjarjes tejet të rëndësishme të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Puntorëve. (Fondi i deleguar me Vendim të KM ishte 19 800 000 lekë) Ky event, të cilin KLSH me atribute të organit të akuzës, (prokurorisë) e rikontrolloi për të disatën herë brenda një afati kohor disa mujor, ishte i mirëpërcaktuar dhe konform cdo ligji për arritjen e objektivit shumë të rëndësishëm të qeverisë ne ate kohe. Objekti sëbashku me fondin limit u përcaktuan me një vendim të Këshillit të Ministrave, pikërisht për rëndësinë e vecantë që kishte ngjarja që u organizua. Sidoqoftë, shqetësimi i vazhdueshëm që kohët e fundit Ministria e Punës ka patur nga KLSH, dëshmon se kemi të bëjmë me një plan të kalkuluar dhe të dirigjuar për interesa jo më të ngushta personale,(sic akuzohem në procesverbalin e datës 19 prill, të firmosur nga z. Bajram Lame dhe z. Fadil Dekovi) por krejtësisht familjare të urdhëruesit të kontrollit të përsëritur në muajt mars prill të vitit 2012. (Bashkëshortja e Kryetarit aktual të KLSH, Bujar Leskaj kërkoi të vendosej drejtoreshë e drejtorisë së mardhënieve me jashtë dhe integrimit në Ministrinë e Punës, por kërkesa e saj nuk u pranua nga Ministri Spiro Ksera. Ky është momenti kur z. Leskaj nisi një sërë veprimesh hakmarrëse ndaj institucionit ku unë punoj dhe ndaj meje për të arritur tek titullari i Ministrisë së Punës.) Tejkalimi i dukshëm i kompetencave të inspektorëve të KLSH-së për të bërë komente fyese dhe të pabaza ndaj punonjësve të Ministrisë së Punës, ngritja e akuzës penale ndaj individëve të vecantë brenda kabinetit ministror, marrja e kompetencave të institucioneve të tjera, i motivuar nga interesa që janë tërësisht dhe tmerrësisht familjare të urdhëruesve të tij, dëshmojnë për drejtësinë e veprimeve të kryera nga Ministria për të përmbushur vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në kushtet kur ngjarja madhore kishte si objektiv, ndër të tjera edhe të promovimit të politikave shtetërore në fushën e punësimit, formimit profesional, rritjes së tregut të punës, përgatitjes së vendit për sfidat e integrimit me hartimin e strategjisë së rikthimit dhe riintegrimit të emigrantëve (të gjitha këo të dokumentuara nga fjala e Kryeministrit të Shqipërisë), zgjohen ziliqarët , zullumqarët si dhe kundërshtarët politike për të fashitur dhe stopuar arritjet e një Ministrie. Personalisht mendoj se në mënyrë të padrejtë jam kthyer në shenjestrën e gjuetisë së shtrigave të KLSH-së dhe organeve te tjera qe u eshte bere presion i madh per te cuar ne gijotinen e egos personale njerez te nderuar e familjare shembullore. sulmi eshte krejtesisht i pamotivuar, i paprovokuar, i paimagjinueshem dhe amatoresk.

Asnjë shkelje nuk ka për sa i përket procesit, sikundër asnjë fakt nuk ka( sipas meje) nga inspektorët firmëtarë të kontrollit për gjoja “interesat e ngushta personale” të zyrtarëve të Ministrisë të Punës. Zelli i shërbesës ndaj interesave që nuk shkon në favor të publikut shqiptar shkon përtej të logjikshmes duke arritur deri atje sa të formulohet një përfundim aspak teknik, por i qëllimshëm dhe me interpretime jashtë ligjit që përcakt funksionimin e KLSH-së dhe inspektorëve të saj.

Përse duhet të njolloset ngjarja e 1 majit 2010? Nuk ka ndonjë gjë shumë të cuditshme në fakt pasi është rasti i Rrugës së Kombit, është rasti i festës së 8 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të rinisë, është rasti i festimeve për pranimin në NATO dhe padyshim rasti i rehabilitimit të sheshit qëndror në Tiranë dhe ne fund edhe zgjatimi i bulevardit te kryeqytetit. Janë procese që kanë nxjerrë zbuluar të gjitha ato forca që kanë ndihmuar dhe investuar për t’i kthyer në “casus beli” të politikës. Kësaj here duket se është radha e Ministrisë së Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Pavarësisht trysnisë ndaj Ministrisë së Punës, për sa kohë do të ekzistojë hapësira ligjore, une do te mbeshtes vetveten dhe gjithe punonjesit e atij institucioni. Ministria e Punes dhe njerezit qe kane punuar me mua dhe me titullarin dhe zyrtare te tjere te larte duhet te jene krenare pasi ne kater vitet e fundit arritem te ngreme imazhin e shtetit dhe qeverisë duke u gjendur pranë shtresave në nevojë. Ajo që mbetet të thuhet pas gjithë kësaj është se interesat e ngushta personale, institucioni i KLSH-së duhet t’i shohë në vend tjetër dhe të mos ngatërrojë eventet sociale me ngjarje si ndonjë shitblerje autobuzësh apo biznese lavazhesh e të tilla si këto që disa prej inspektorëve brenda KLSH-së mund t’i dinë më mirë. Gjithashtu për asnjë moment nuk mund të pranohet dhe nuk do të pranohet ngatërrimi i cështjeve familjare, sado i fortë qoftë motivi ,të ndërhyjnë për të bërë presion mbi mua.

Referuar Urdhërit të Ministrit nr 878/3 date 26.04.2010 "Per organizimin e veprimtarise
kulturore te 1 Majit ,Dites Nderkombetare te Punetoreve' kane funksionuar komisionet e
ngritura;
Komisioni I per specifikimet teknike te eventit te 1 Majit.
Komisioni I porcedurave dhe hartimit te dokumentave.
Komisioni i parë i ngarkuar per specifikimet teknike ka zbatuar me përgjegjësi vendimin e Këshillit Ministrave nr 1173 date 6.11.2009 pika 6" Në ftesën per negociate duhet të percaktohet objekti i programit, ngjarjes,nevojat e kryerjes se ngjarjes ,fondi limit dhe data perfundimtare për paraqitjen e ofertës nga operatori '
Nisur nga vendimi i mesiperm janw hartuar specifikimet teknike pwr operatoret dhe
me shkresen nr 878/5 ju eshte derguar ftesa me firmen e titullarit, ftese kjo ne perputhje
të plote me vendimin e mesiperm dhe konkretisht me piken 6 te tij.
Pretendimet e inspektoreve te KLSH per mungesen e llogaritjes se fondit limit,
detaijmi per vendosjen e Citylight ne Tirane, mënyra e përzgjedhjes së operatoreve nuk
qendrojne pasi komisioni ka vepruar drejt dhe ne perputhje te plote me ligjin. Eshte
mungese etike thenia ne materialin e KLSH-së se në komisionin e hartimit te
specifikimeve teknike konstatohet mungese profesionalizmi dhe pergjegjshmeri ligjore.(faqe 3 e materialit të dorëzuar në organin e akuzës nga KLSH)
Gjithashtu ju bëj me dije se komisioni i specifikimeve teknike vendimet i ka mare ne
. forme kolegjiale dhe jo sikurse trajtohet nga ana e KLSH-së.
Per me teper:
Ne Komisionin e hartimit të specifikimeve jane antarë:
I
- Drejtori i Kabinetit, i cili vjen me experience ne fushen e medias;
- shefi i marredhenieve te punes - drejtoria perkatese ndër te tjera merret me organizmin
e eventeve (Mbledhje te Keshillit Kombetar te Punes, Konferenca tripaleshe, etj.) Ngjarja
I
e 1 Majit mbulohet nga kjo drejtori pasi objekt i punes se saj eshte mbulimi i
marredhenieve me partnerët socialë, ne rastin tone punëmarrësit (punëtorët);
- keshilltarja per marredheniet me Publikun - qe prej shtate vjetesh eshte ngarkuar nga
ministrat perkatës si konsulente per organizimin e te gjitha eventeve dhe fushatat
mediatike të Ministrisë të ndermarra në bashkepunim me OJF dhe me donatorët (fushata
dhe evente per te drejtat e fëmijëve, kundër dhunës në familje, etj) .

Detyra e këtij komisioni bazuar në urdhërin nr. 818/3, dt 26.04. 2010 të Ministrit, ishte përcaktimi i specifikimeve teknike të eventit “1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Puntorëve” dhe ai e ka plotësuar në të gjitha elementët këtë detyrë.

Spoti - Komisioni ka vendosur se nevojitet vetëm 1 spot 30 sekondesh, Komisioni nuk e
kishte tagrin te jepte idene e spotit (qe eshte pjese e procesit te realizmit), ndersa objekti
eshte i specifikuar qe tek "Lenda" e shkreses nr.818/5 Prot., dt.26/04/2010, " ... per
organizimin e ngjarjes "1 Maj, Dita Nderkombetare e Punetoreve",
As ideja dhe as specifikimet teknike te spotit nuk ndikojne ne crnimin e prodhimit te
spotit.

Transmetimet - Komisioni i Specifikimeve duke vleresuar se aktiviteti ishte me
permasa kombetare percaktoi qe, se paku, nje nga 3 operatoret transmetues te spotit te
kishin mbulim kombëtar.
Bazuar në kohën e mbetur deri në diten e eventit (1 Majin) Komisioni .vendosi qe spotet
te transmetohen dy dite rresht, jo me pak se 10 here ne dite. Kete specifikim Komisioni e
bë ri bazuar ne vleresimin qe nje intensitet me i vogel transmetimesh nuk do t'ia arrinte
qellimit qe te sensibilizonte publikun dhe te percillte thirrjen per t'iu bashkuar eventit te 1
Majit. Ofrimi nga ana subjekteve ofertuese e nje numri me te madh transmetimesh,
brenda fondit limit te percaktuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave do te rriste
sensibilizimin.
Ne percaktimin e numrit minimal te trasmetimit te spoteve Komisioni u bazua ne kostot
mesatare te transmetimeve (tarifat e reklamave ne televizione) bazuar ne eksperiencat e
rneparshme te prodhimit dhe transmetimit te spoteve per te drejtat e femijeve, kunder
dhunes ne familje, spotet per emigracionin, etj.
Si ngjarje me permasa kombetare, Komisioni vleresoi se spoti do te transmetohej ne
fashot orare me shikueshmeri me te larte dhe ne emisionet me shikueshmeri me te larte.
Komisioni nuk kishte as tagrin dhe as mundesine te paraqiste mediaplanet apo emisionet
me shikueshmeri me te larte, pasi nuk e vendoste Komisioni se kush do te ishin tre
operatoret. Operatoret me mediaplanet përkatëse do të propozoheshin nga subjektete ofertuese.

Citylight - Nuk kishte logjik qe Komisioni i Specifikimeve të përcaktonte permasat e
citylight.pasi ato kane nje format unik dhe permasa ekzakte. .
Per percaktimin e shifres minimumi 50 city light, kominisioni u bazua ne te dhenen qe ne
te gjithe shtrirjen e Bulevardit qëndror të Tiranes, nga Universiteti i Tiranes deri tek
Stacioni i Trenit ndodhen 50 te tille dhe cdo citylight ka dy faqe (anë). Kete informacion
antarët e kishin nga eksperienca ne fushatat e meparshme te prodhimit dhe vendosjes se
citylight për dhunen ne familje. Komisioni vlerësoi që së paku Bulevardi të mbulohej nga citylight, por, ofertuesit pa kaluar shifrën limit të fondit mund të propozonin të mbulonin edhe zona të tjera. Pra nga sa më sipër, Komisioni i specifikimeve teknike ka përmbushur detyrën e vet dhe nuk ka tejkaluar në asnjë moment tagrin me të cilin është ngarkuar nga VKM-të nr 1173, dt 06/11/2009 dhe nr 258, dt 9/04/2010, si dhe urdhëri i Ministrit 818/3.

Mbështetur në specifikimet teknike si dhe në ofertat e paraqitura nga operatorët është mbledhur komisioni nr 2 për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumentave.
Ky komision ka vepruar në përputhje të plotë me VKM nr 1173 dt 6.11.2009 dhe,konkretisht pika nr 8 .
'Ne materialin e dorëzuar pranë Prokurorisë nga ana e perfaqesuesve te KLSH është nxjerre nje dem ekonomik ne shumen 5,124,446 leke qe ka ardhur si pasoje e vendosjes se citylight ku komisioni i pare ka kerkuar ( 50x 2 = 100) ndersa ofertet e paraqitura jane ( 80x2 =
160) pra kemi nje vendosje fiktive(sipas KLSH_së) me teper 60 cope e per pasoje edhe rritje te printimeve ne shumen 60 cope.

Demi ekonomik i pasqyruar nga ana e KLSH-së nuk qëndron sepse ;

Komisioni i pare i specifikimeve teknike ka kerkuar (minimumi 50x2 ) =
100 vendosje , pra duhet lexuar specifikimi i 'komisionit ashtu sikurse
eshte shkruar në ofertë. Komisioni i vleresimit meqenese ka pare qe
aktiviteti per tu realizuar sipas standarteve kerkon (80x2) = 160 vendosje
( sepse te tre firmat ofertuese kane vendosur te njejten shifer) ka miratuar
oferten me 160 vendosje. Do te ishte shkelje dhe dem ekonomik ne se në
ofertë nuk do të ishte shkruar fjala minimum. Fjala minimum është
vendosur per te garantuar standart dhe do te thote "jo me pak se". Per me
teper nuk eshte e cituar ne asnje Iigj në menyre eksplicite qe nuk mund te
perdoret fjala "minimum". Megjithate perIlogaritjet e KLSH-së jane gabim. Në cdo
rast, ato duhet te lIogariten sipas llogaritjeve ke ofertat.

Për sa i përket akuzave të KLSH-së të pasqyruara në faqen 4 të materialit të dorëzuar në Prokurori se unë kam shmangur personat përgjegjës dhe kam përgatitur dokumente fiktive dhe pa firmë të kryetarit të komisionit, pohoj se:
Vendimi i komisionit eshte miratuar tek titullari i institucionit, i cili ka nenshkruar kontraten me firmen fituese MC, dhe ky është dokument zyrtar i njohur.

Gjithashtu në materilain e KLSH-së eshte konstatuar nje dem ekonomik ne shumen 4,113,4171eke nga i cili, dhene Televizionit Shqiptar ,Top Chanel, Klan me motivin se kane transmetuar spotin 20 here me shume.

Ky arsyetim eshte teresisht i padrejte dhe pa asnje bazw ligjore sepse;

Kontraten Ministria Punes e ka bere me firmen M.C. SH.P.K dhe jo me
televizionet qe citohen. Kjo firme eshte shpallur fituese nga komisioni i
vleresimit te ofertave dhe jo nga komisioni i specifikimeve teknike. .
Sikurse ne rastin e pare komisioni i specifikimeve ka kerkuar nje minimum
transmetimesh televizive ndersa komisioni i vleresimit ka vendosur qe
trasmetimet te jene sipas ofertave qe jane paraqitur per te garantuar shperndarjen sa me massive dhe ne kohe te shpejte te informimit te qytetareve.
Eshte titullari i institucionit, i cili referuar raportit te komisionit vleresimit
ka vendosur lidhjen e kontrates me firmen M.C. Ne te dyja rastet likujdimi i firmes eshte bere referuar kontrates ne shumen 19,800,000Ieke.
Ndryshimet qe kane ndodhur ne te dyja rastet jane bere brenda fondit limit
te dhene nga Keshilli i Ministrave me vendim te vecante nr 258 date
9.04.2010.
Duke qene se eshte rasti i pare qe Ministria Punes organizon evente te kesaj
natyre dhe te ketyre permasave eshte me se normale qe specifikimet teknike
te komisionit te kishin edhe ndonje mangesi ne drejtim te karakterit teknik.
Si perfundim pretendimi i KLSH-së qe ne total buxhetit te shtetit i eshte shkaktuar nje dem
ekonomik ne shumen 9,237,863 leke sikurse argumentova me siper nuk qendron
eshte e pajustifikuar dhe per rjedhoje nuk pranohet nga ana ime.
Per sa i perket problemeve teknike te funksionimit te komisionit qe citohen në materialin e KLSH-së bëj me dije se ;
Kornisioni i vleresimit te ofertave ka vepruar ne perputhje me V.K.M nr 1173 date
6.11.2009 duke analizuar te gjithe dokumentacionin qe kane paraqitur ofertuesit dhe
duke dhene nje vleresim te sakte.
Persa i perket perfundimit të KLSH-së dhe komenteve ne tejkalim te kompetencave qe i njeh ligji, pohoj se nuk faktohen dhe jane shkelje e etikes ne komunikim.
Per sa i perket faktit qe fatura eshte firmosur nga unë (z. Kleves Bitro) pa asnje dokument nuk
qendron pasi unë dhe institucioni disponon CD, DVD si dhe dokumenta te tjera si fletpalosje,postera. fotografi te zhvillimit te aktivitetit, te vendosjes se citylight-eve, dizajnit, skenes, cmimeve te spoteve televizive te kohes se zhvillimit te eventit etj. Këto dokumenta ne i paraqitem tek inspektorët e KLSH-së dhe cuditerisht nuk u morën në konsideratë
Si përfundim pohoj se:
Asnjë njeri i logjikshëm nuk mund të pranojë përfundimet e një kontrolli të stisur dhe të paravendosur që nuk merr për bazë as dokumentat e treguara dhe as të hulumtojë apo kërkojë më shumë. Ajo që thotë ky kontroll arrin në absurditet pasi ngarkon me përgjegjësi penale dhe më pas financiare (në fakt përgjegjësia penale i takon organit të akuzës) një individ të vetëm, që për interesat e veta paska ndikuar ke Kryeministri për të nxjerrë një VKM, më pas të ndikojë tek Ministrat që të përcaktojë një fond të caktuar dhe për më tepër të ndikojë fort që fondi t’i jepet Ministrisë ku ai punon e më pas i shtyrë po nga këto interesa të manipulojë dhe hartojë dokumentacion fiktiv apo të rreme (sipas përcaktimeve të inspektorëve) me qëllim përvetësimin e jo pak, por gati 50% të fondit të dhënë nga KM për Ministrinë e Punës. Kuptohet që këto marrëzira të tilla nuk mund t’i rrokë mendja normale. Ky përcaktim i KLSH-së është tendencioz, i pabazuar, i pafaktuar dhe dashakeq.

Kleves BITRO

Për sa i takon kallëzimit që më është bërë nga shtetasja Migena Bako, ish punonjëse e Ministrisë së Punës pohoj se:
Nuk kam patur asnjë tagër ligjor që të emëroj apo të shkarkoj cilindo punonjës të Ministrisë së Punës. Akuzat se unë kam qenë nxitësi kryesor që organizoi largimin nga puna të shtetases Migena Bako apo shtetasve të tjerë nuk i pranoj. Akuzat që më bëhen janë hamendësime. Është njëlloj si unë të them se Migena Bako u përzgjodh për të punuar pranë Ministrisë së Punës për shkak se daja i vet ndërhyri tek Ministri Ksera meqënëse është gjirokastrit dhe ky i fundit për të bërë nder e mori në punë znj. Bako. Pra duke vazhduar logjikën e kundërt të them se edhe konkursi i znj Bako u bë fiktivisht, u falsifikua dhe ajo hyri në Ministri jo se fitoi vërtet por se kështu duhej të ndodhte. Sado që unë mund të pretendoj se kështu mund të ketë ndodhur, nuk kam të drejtë që mendimet dhe besimin personal ta bëj publik dhe më keq akoma të akuzoj pa asnjë kriter cilindo.

Për akuzën se dokumentacioni që lidhet me eventin e 1 majit të vitit 2010 është i rremë, i falsifikuar apo cfarëdo tjetër edhe njëherë them se është bërë në përputhje të plotë me VKM 1173 dt 9. 11. 2009. Nuk e kam thirrur znj Bako për të ushtruar asnjë presion mbi të dhe aq më pak në kohën kur përmend ajo pasi referuar dokumentave pagesa në thesar është kaluar rreth një javë më parë (me sa di në dt 20 maj 2010) dhe procedurat atje janë strikte dhe nuk mundet kurrsesi të shkojë për pagesë një praktikë e pambyllur, pra në rastin tim praktikë pa komision dhe pa firma të qarta. Të gjithë sa merren me cështjet e pagesave në thesar e dinë praktikën dhe mund ta konfirmojnë.

Për sa i takon VKM-së që delegon fondin ke zëri “Shpenzime operative” të Ministrisë dhe se kërkohet më pas për këtë fond zbatimi i ligjit të Prokurimit publik dhe jo procedura e përzgjedhjes së tre operatorëve, kujtoj se vendimi i Këshillit të Ministrave ka dalë posacërisht për ngjarjen e 1 Majit dhe ngjarja nuk ka qenë as ndërtim i ri, as rehabilitim i ndërtesës, as edhe një gjë tjetër që lidhet me praktikat e njohura. Për më tepër në këtë proces duhet mbajtur parasysh parashikimi buxhetor i një viti më parë për investimet dhe ligji i buxhetit të shtetit që nuk lejon aplikacione të rastësishme e të paplanifikuara më parë në zërin e investimeve dhe “shpenzimeve operative”.


bitro fb

(Ne foto: Faksimile e deklarates se Kleves Bitros ne facebook)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin