16 ekipe të Serie A dhe B duke përfshirë Juventusin, Interin, Napolin, Lazion dhe Palermon akuzohen për një seri shkeljesh të kodit të drejtësisë sportive.
 
Në hetim janë vendosur 64 persona duke përfshirë lojtarë, agjentë dhe drejtues mbi dyshimin për evazion fiskal dhe disa shkelje të tjera.
 
Policia ka kontrolluar banesat e 30 lojtarëve dhe të agjentëve duke konfiskuar pasuri me vlerë 12 milionë Euro.
 
Mes shumë emrave të njohur përmendet në tre raste edhe Erjon Bodgani.
 
Kontratat që djali ish-menaxherit të Juventusit, Moxhi ka kryer për futbollistin shqiptar me klubet e Kievos, Çezenës dhe Sienës, rezultojnë me shkelje.



dy.b/shqiptarja.com