SHBA - Një hetim i FBI-së ka zbuluar një rrjet të sofistikuar të trukimit të ndeshjeve të NBA-së dhe basteve të paligjshme jo vetëm në basketboll, në të cilin janë të përfshirë lojtarë, trajnerë dhe anëtarë të mafias italo-amerikane. Operacioni ka tronditur jo vetëm ligën më të madhe të basketbollit në botë, por edhe komunitetin e sportit amerikan në përgjithësi.
Trashëgimia e errët e mafias dhe kthimi i “Pesë Familjeve”
Hetimet zbuluan se rrjeti lidhej me anëtarë të famshëm të familjeve Bonanno, Genovese dhe Gambino, tre nga 'Pesë Familjet' legjendare të Nju Jorkut, të cilat kanë kontrolluar Cosa Nostran për dekada. Pas rënies së aktivitetit në vitet ’90 për shkak të operacioneve të policisë dhe ligjit RICO, mafia ka evoluar duke u përqendruar te krimi digjital dhe bastet online.
Profesorja e kriminologjisë, Anna Sergi, e përshkruan Nju Jorkun si “palestrën ku ngurtësohen anëtarët e rinj të mafias italo-amerikane”.
Arrestimet që shokuan NBA-në
Sipas FBI-së, në qendër të hetimeve janë Chauncey Billups (trajner i Blazers në NBA), Terry Rozier (basketbollist i Miami Heat) dhe ish-lojtari Damon Jones, të arrestuar për përfshirjen në dy skema paralele të basteve të paligjshme. Gjashtë të pandehur përdorën informacion të brendshëm dhe manipuluan performancën e lojtarëve për të ndikuar rezultatin e basteve.
Lojëra pokeri të kurdisura, ku 31 të pandehur përdorën pajisje teknologjike, si lente kontakti dhe tavolina me rreze X, për të lexuar letrat e kundërshtarëve.
NBA ka pezulluar Billups dhe Rozier në pritje të përfundimit të hetimeve.
Si funksiononin bastet
Skema u përqendrua te bastet mbi statistikat individuale të lojtarëve (pikë, asiste, rikuperime). Informacionet e brendshme për dëmtimet, pushimet dhe pjesëmarrjen e lojtarëve u përdorën për të fituar shuma të mëdha parash.
Një rast i veçantë përfshin Terry Rozier, i cili informoi rrjetin për largimin e tij të hershëm nga loja për shkak të një dëmtimi, duke lejuar fitime dhjetëra mijëra dollarëshe nga bastet.
Hetuesit zbuluan:
7 ndeshje NBA të dyshimta nga shkurti 2023 deri në mars 2024.
Pajisje speciale për manipulimin e lojës dhe pokerit të kurdisur.
Pastrim parash përmes kriptomonedhave dhe kompanive fiktive.
Veprime kriminale, duke përfshirë shantazhe dhe grabitje për sigurimin e mjeteve.
Fitimet nga rrjeti i basteve të paligjshme kapën dhjetëra miliona dollarë.
Informacioni i brendshëm si “armë”
Damon Jones dyshohet se përdori informacion të brendshëm për ndeshjen Lakers - Bucks, ku LeBron James nuk luajti, duke ndihmuar bastet e paligjshme. Hetimi thekson se edhe rrjedhjet më të vogla të informacionit mund të ndryshojnë ekuilibrin financiar në tregjet e basteve.
Drejtori i FBI-së, Cass Patel, e quajti skemën “të pabesueshme” dhe njoftoi se të gjithë të përfshirët do të mbahen përgjegjës në gjykatë. "Ky është një operacion historik, i cili filloi vite më parë dhe përfshiu agjenci të shumta në 11 shtete", tha drejtori i FBI-së, Cass Patel, në një konferencë për shtyp në Nju Jork, "me më shumë se 30 persona të arrestuar aktualisht."
Mafia e shekullit 21 dhe familja Gambino
Hetimi tregon se mafia nuk ka humbur forcën e saj, por është modernizuar, duke kaluar nga bixhozi dhe prostitucioni i viteve ’50 tek manipulimi digjital i sotëm.
Familja Gambino, një nga më të famshmet, e themeluar nga Carlo Gambino, ka vazhduar ndikimin e saj për dekada, duke frymëzuar edhe filmin e famshëm “Kumbari”. Ish-bosi i saj, John Gotti, i njohur si “Teflon Don”, u bë simbol i dhunës dhe ndikimit të mafias në Nju Jork.
Ky skandal thekson aftësinë e vazhdueshme të mafias për t’u përshtatur dhe lidhjen e saj me botën e sportit dhe financave digjitale. Hetimi i FBI-së mund të ketë pasoja të gjera jo vetëm për basketbollistët e NBA-së, por edhe për gjithë industrinë e basteve sportive.
FBI-ja ka udhëhequr një operacion i cili kishte si fokus të godiste bastet e paligjshme sportive në SHBA dhe mashtrimet në poker, ndërkohë që numri i të ndalurave ka shkuar në 30-të.
Ky operacion pati një impakt të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi mes të ndaluarve ishin edhe ish-basketbollistë, basketbollistë dhe trajnerë të njohur siç është lojtari i Miami Heat në NBA, Terry Rozier, trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups dhe ish-basketbollisti Damon Jones. Në pranga kanë përfunduar edhe anëtarë të familjeve kriminale Bonanno, Gambino dhe Genovese.
Shefi i FBI-së, Cass Patel, shpjegoi në një konferencë për shtyp se operacioni i basteve të paligjshme sportive dhe mashtrimeve zgjati vite dhe se çmontimi i rrjetit të paligjshëm përfshinte 11 shtete të SHBA-së.
“Është shumë e thjeshtë. Nëse je i përfshirë në industrinë ligjore të lojërave të fatit, nuk ke pse shqetësohesh. Nëse je i përfshirë në veprimtari të paligjshme, duhet të bësh të kundërtën dhe ky rast e vërteton këtë”, tha Patel.
Sportistët e arrestuar akuzohen për përdorimin e teknologjisë për të grumbulluar miliona dollarë duke manipuluar lojëra pokeri të mbështetura nga “Cosa Nostra”, familjet italo-amerikane të mafias në zonën e Nju Jorkut.
Patel ka sqaruar se Chauncey Billups dhe Terry Rozier akuzohen për pjesëmarrje në një skemë të paligjshme bastesh sportive duke përdorur informacione të brendshme të NBA-së. Billups gjithashtu akuzohet për pjesëmarrje në një skemë të mbështetur nga familjet mafioze për të manipuluar lojërat e fshehta të pokerit.
Ai përdorej edhe si imazh për të tërhequr personalitete të tjera publike që të luanin në tavolina, të cilat praktikisht ishin të pajisura me rreze X apo edhe lente kontakti për lojtarët, që tregonin se çfarë letra kishin rivalët.
Chauncey Billups, Terry Rozier dhe Damon Jones
Komente










