Safet Gjici në burg, Kukësi drejt zgjedhjeve për kryetar! Botohet në fletoren zyrtare shkarkimi i tij! Vajza në video-skandal ‘kyçet’ në shtëpi: Kujdesem për djalin e nënën e sëmurë

'Shkelje të rënda' me këtë motivacion e shkarkoi qeveria Safet Gjicin. Vendimi me firmë të kryeministrit Edi Rama, marrë më 16 qershor u botua në fletoren zyrtare, një procedurë e zakonshme, por hap më tej drejt shkuarjes së Kukësit në zgjedhje të reja për kryetar bashkie. 

Safet Gjici, ish-kryebashkiaku që besoi se video teksa kryen marrëdhënie seksuale me vajzën Alma K. në zyrë, do të mbyllej vetëm me aktin e dorëheqjes, sot është ne qelinë e paraburgimit në Durrësit nën akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gruaja e divorcuar 40-vjeçare, nënë e një djali 12-vjeçarë dhe me nënën e saj të sëmurë në shtëpi, e vetmja që sipas avokates, siguron të ardhura për familjen, u la nga Gjykata e Posaçme në arrest shtëpie. Ndaj saj SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv, pasi në këmbim të marrëdhënies seksuale i kërkoi Gjicit të përfitonte një projekt nga bashkia për sterilizimin e qenve, çka u pranua nga kryebashkiaku por nuk u vulos, pasi ndërkohë video seksuale doli në disa media online.

Për herë të parë dyshja u përballën në gjykatë, në seancën e së hënës. Alma K. tentoi të mbulojë fytyrën duke vendosur çantën para, me një kapele në kokë me numrin 69, flokët e kuq, hyri në sallën e gjyqit rreth 1 orë përpara Safet Gjicit. Ish-kryebashkiaku u ul në bankën e të akuzuarit dhe pranë tij, por ndarë me një xham, protagonistja e skandalit.

Gjici që në reagimin e parë publik të dorëheqjes tha se me vajzën kishte disa kohë që kishte lidhje, përpara togave të zeza u shpreh se ra në kurth. Me shumë versione të sajat nëpër mediat përfshirë një dëshmi se në takimin e parë të tyre Gjici e ka ngacmuar, ALma K në gjykatë u shpreh se është investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë. 

‘Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjera dhe e investigova’, u shpreh ajo kur u pyet për arsyen pse filmoi veten dhe Gjicin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. 

Me pikëpyetjet se si u shpërnda materiale filmik i xhiruar përmes një kamere vendosur në një gotë kartoni dhe nëse ka apo jo persona të tjerë që mund të kenë dirigjuar futjen në kurth të Safet Gjicit, Kukësi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja brenda muajit gusht, kur presidenti Begaj pritet të dekretojë datën e re.  4 figura – mëson Report Tv - se gëzojnë vlerësimin e kampit rozë, kryetari në detyrë, Granit Gjana, prefekti i qarkut Ali Hallaçi, këshilltari bashkiak Astrit Dobrushi dhe Albert Halilaj, ish-drejtues i Tatimeve në Kukës.

Emri i përzgjedhur, përballë do të ketë Admir Sinamatin, kandidatin me të cilin  koalicioni Bashkë Fitojmë garoi edhe më 14 maj.

 

Vendimi i shkarkimit

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 28/06/2023 06:52

    Nje vidéo e pa autorizuar perhapet ne internet, ne vend qe te kerkohet demshperblim, i filmuari denohet. Keto ndodhin sepse i filmuari eshte nje njeri i thjeshte. Me kojtohet nje video ku flitej per 700 mije dollar, drejtesia nuk ishte e njejte.

    Përgjigju
  • Iris: 28/06/2023 02:50

    Kishte degjuar per keto gjera qe beheshin ne zyra,gruaja 40 vjecare, dhe me koke te saj vendosi te investigonte duke sakrifikuar veten kjo /Lui Paster/ e fushes se seksologjise(te me falni qe po banalizoj emrin e shkencetarit te madh ne kete menyre)?! Asnje investigator privat nuk punon me iniciativen e vet pa u porositur me pare,ose pa u paguar nga porositesit.Cfare ke marre si pagese,apo te kane dhene vetem gjysmen perpara dhe pjesen tjeter me pas(nese t'a kane dhene,se maskarenjte e kriminelet e Shqiperise,njihen qe nuk e mbajne fjalen deri ne fund kur behet fjala per pagesa te ketilla,ose kur behet fjale per te vrare dike).

    Përgjigju
  • Hekuran: 27/06/2023 15:50

    Kjo një dit ka nje vajze 12 vjeçe, diten tjeter ka 1 djalë 12 vjeç. Rrezik nuk ka kalama fare.

    Përgjigju
  • Emigrante: 27/06/2023 14:39

    Kesaj putane tani bie ndermend se Ka mene e femije, te shkoje deri aty sa te beje vertet kete qe beri. Ajo te Marre denimin me ata qe e derguan. Ky budallai krap te shkoje per lesh. Se te humbesh famiglien ska denim ma shume. Vec tja fusi vetes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi