TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për 40-vjeçaren Alma K., e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo që filmoi aktin.

Para trupës gjykuese, mësohet se Gjici ka thënë se ka rënë në kurth, ashtu siç ka deklaruar edhe më parë. Ai është shprehur se u ndëshkua për gabimin që ka bërë, ndërsa sa i takon tenderit për qentë, Gjici thotë se nuk e ka shkelur ligjin.

"Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit", ka thënë Gjici. 

Edhe 40-vjeçarja Alma K. i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, duke thënë se ka pasur lidhje me Gjicin dhe se ajo donte që të favorizohej nga Gjici që të merrte tenderin për qentë, për të cilin kishte paraqitur edhe projektin. Para GJKKO-së, ajo është shprehur se herën e parë që e ka takuar Gjicin ai e ka ngacmuar seksualisht. Në takimin e dytë ajo ka thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por vendosi që ta filmojë.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, ka thënë ajo.

Para gjykatës ajo ka dhënë një version të ri se përse kishte vendosur të filmonte kryebashkiakun. Përveç projektit të qenve ku pretendon se kishte 20 të tille që kujdesej, 40-vjeçarja ka deklaruar se ishte  investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë.

“Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjëra dhe e investigova”, mësohet të ketë thëne ajo teksa është pyetur se përse kishte filmuar skenën seksuale në zyrën e Gjicit.

40-vjeçarja nuk ka pranuar të japë shpjegime se si u shpërnda materiali dhe nëse kishte persona që e kishin porositur meqë ajo punonte privatisht edhe si investiguese.

Avokatja e 40-vjeçares tha për mediat se nuk duhet të ketë masë sigurie për Almën, pasi ajo ka një fëmijë të mitur 12-vjeç dhe nënën e sëmurë, dhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje.  

“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.,

Ndërkohë, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, thuhet se 40-vjeçarja e kishte vendosur mekanizmin përgjues brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari, por ajo kishte arritur që të vendosë kamerën brenda gotës dhe filmoi të gjithë aktin seksual. 

Gjici dhe 40-vjeçarja akuzohen për korrupsion për një tender për qentë e rrugëve. Ndaj Gjicit rëndon akuza për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv’, ndërsa për Almën ‘Korrupsioni aktiv’. SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma.K duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Që prej të shtunës Safet Gjici i arrestuar poshtë lokalit të shtëpisë, sipas avokatit, ndodhet në gjendje psikologjike teper e rënduar pasi skandali i publikuar i ka shkaktuar probleme të mëdha familjare. Gruaja, vajza dhe djemtë, nuk janë parë në asnjë moment, për ta shoqëruar apo mbështetur njeriun e tyre, tashmë nën akuzë jo vetëm para ligjit, por edhe në gjyq publik. Për sa i takon veprës penale të korrupsionit pasiv për të cilën akuzohet, avokati Përparim Kulluri, tha për Report  TV se në rastin konkret nuk kemi asnjë vepër penale, pasi nuk ka një tender të shpallur dhe ndonjë procedure të kryer.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Përse e filmove aktin seksual me Safet Gjicin? Alma para GJKKO-së: Jam investiguese private

1687786338_almak.jpeg

Alma K. doli sot para GJKKO-së pas video skandalit me Safet Gjicin, ku kryenmarrëdhënie seksuale në zyrat e Bashkisë Kukës. Para gjykatës ajo ka dhënë një version të ri se përse kishte vendosur të filmonte kryebashkiakun. Përveç projektit të qenve ku pretendon se kishte 20 të tillë që kujdesej, 40-vjeçarja ka deklaruar se ishte  investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë.

“Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjëra dhe e investigova”, mësohet të ketë thëne ajo teksa është pyetur se përse kishte filmuar skenën seksuale në zyrën e Gjicit.

40-vjeçarja nuk ka pranuar të japë shpjegime se si u shpërnda materiali dhe nëse kishte persona që e kishin porositur meqë ajo punonte privatisht edhe si investiguese.

Ora 15:00
Kreu marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrën e bashkisë, Alma: Në takimin e parë me ngacmoi seksualisht, marrëdhënien e kam kryer më dëshirë, por e filmova

 

Report Tv ka zbardhur se çfarë ka thënë në GJKKO, 40-vjeçarja Alma K., e cila u pa në video-skandalin e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrat e Bashkisë.. Ajo i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë më parë, duke thënë se ka pasur lidhje me Gjicin. Ajo ka deklaruara para gjykatësve se herën eparë që e ka takuar Gjicin ai e ka ngacmuar seksualisht. Në takimin e dytë ajo ka thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por vendosi që ta filmojë.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, ka thënë ajo.

Ora 14:56
FOTOT/ Me çantë para fytyrës dhe kapele ‘69’, momenti kur Alma K., del nga dyert e GJKKO

 

Alma K., ka dalë nga dyert e GJKKO ku është njohur me masën ‘arrest shtëpie’ si e përfshirë në videoskandalin me Safet Gjicin.

Alma është munduar të mbylojë fytyrën me çantë ndërsa është shfaqur me një kapele me numër 69 në kokë.

Ora 14:55
Skandali seksual/ Gjici para gjykatës: Mora dënimin për gabimin që bëra! Rash në kurth, s'kam shkelur ligjin

1687777809_gjici.jpg

Report Tv ka zbardhur qëndrimin e Safet Gjicit në para Gjykatës së Posaçme. Mësohet se Gjici ka thënë se ka rënë në kurth, ashtu siç ka deklaruar edhe më parë. Para trupës gjykuese ai ka thënë se u ndëshkuar për gabimin që ka bërë dhe mori dënimin. Ndërkohë, sa i takon tenderit për qentë, Gjici thotë se nuk e ka shkelur ligjin.

"Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit", ka thënë Gjici. 

Ora 14:25
Videoskandali me Gjicin/ Avokatja e Alma K.,: Duhet të ishte pa masë sigurie, ka fëmijë dhe nënë të sëmurë! E vetmja që sjell të ardhura në familje

 

Avokatja e Alma K., është prononcuar për mediat ku tha se klientja e saj do duhet të ishte pa masë sigurie pasi ka fëmijë, nënë të sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura sipas avokates.

“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.,

Ora 14:16
Nën akuzë për korrupsion, GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Safet Gjicin e arrestin e shtëpisë për Alma K.,

1686988811_16869129907.jpg

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjicin dhe ‘arrest shtëpie’ për Alma K.,

Ora 13:09
Video-skandali/ Report Tv siguron foton e Safet Gjicit dhe Almës në GJKKO

1687777809_gjici.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Safet Gjicit në sallën e gjyqit. Ish-kryebahskiaku i Kukësit ka dalë sot para GJKKO-së, pas akuzës për korrupsion pasiv. Në foto, anash Safet Gjicit duket edhe Alma.K, 40-vjeçarja e cila e filmoi ish-kryebashkiakun duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Gjici ndodhet brenda kafazit të gjykatës, në ndryshim nga Alma.K.

Ora 11:59
Skandali seksual i Safet Gjicit, me kapele në kokë dhe fytyrën të mbuluar, Alma K., mbërrin në GJKKO

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe 40-vjeçarja Alma K e cila ishte në videoskandalin e Gjicit do të dalin sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Alma K. ka mbërritur një orë para nga Durrësi. Nga prania e kamerave 40-vjeçarja është munduar të mbulojë fytyrën me çantë.  

Gazetarja Keti Banushi raporton se Alma K sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës. 

Ajo akuzohet për korrupsion aktiv, ndërsa Safet Gjici për korrupsion pasiv.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht, detaje nga deshmia e Alma. K, vajza në videoskandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Alma. K tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me deshirë, pasi mendonte që partneri e donte. 40 vjeçarja nuk ka nxjerrë akoma emrat e bashkëpunëtorëve, ndërsa SPAK po heton në këtë drejtim.