TIRANE- Hetimet që janë duke u zhvilluar për skemën e mashtrimit me rimbulsimin e ilaçeve pritet të shoqërohen me vendime sekuestrosh, ku mësohet se në planet e njësisë hetimore Task-Forcë të bllokohet disa objekte që kanë shërbyer si farmaci.
Njëri prej këtyre objekteve është dy kate dhe ndodhet në zonën e QSUT në Tiranë ku i përket shtetasit Hysni Roçi. Ky i fundit në dëshminë e tij ka rrëfyer se lekët që ka marrë nga skema e mashtrimit të rimbulsimit i ka investuar në ndërtimin e farmacive.
Nisur nga kjo situatë prokuroria e Tiranës, tashmë është duke kryer verifikimet e këtyre objekteve dhe se shumë shpejt pritet që këto objekte të sekuestrohen nga ana e prokurorisë, pasi mendohet se janë ndërtuar nga para që kanë rjedhur ose fituar nga një skemë kriminale. Ndërkohë nga verifikimet që prokurorët kanë bërë në banka, është zbuluar se disa ditë pakhra arrestimit ata kanë zbrazur llogaritë bankare, me qëllim shmangien e sekuestrimit të parave në banka.
10 farmaci të tjera
Dy javë hetime kanë zbuluar dhe 10 shoqëri farmaceutike të tjera, të cilat kanë përvetësuar shuma të mëdha parash me anë të ilaçeve të rimburësueshme me dokumenta fiktive dhe me ndihmën e punonjësve të fondit. Sipas akuzës, në mesin e 10 farmacive, ka nga ato të cilat kanë përfituar nga fondi i rimbursimit më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën e firmosur mes tyre dhe drejtorisë rajonale.
Nga verifikimi i dokumentacionit, thonë hetuesit,janë konstatuar shuma të mëdha parash që kanë kaluar për llogari të 10 farmacive të tjera me firmën e drejtorit tashmë të arrestuar Pjerin Xhuvani. Mes tyre, hetuesit thonë se janë edhe dy farmacit e të afërmeve të zv/drejtorit të përgjithshëmtë Fondit Sokol Skura. Disa prej këtyre farmacive janë shoqëri grosiste dhe disa të tjera janë farmaci që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe kanë ekskluzivitetin e importit të disa lloj ilaçeve.
Arrestime të tjera
Në ditët në vazhdim, thonë hetuesit nuk përjashtohen mundësia e arrestimit edhe të zyrtarëve të tjerë të Fondit në Drejtorin e Përgjithshme apo administratorët dhe pronarët e këtyre farmacive përfituese. Në dosjen e prokurorisë, ndodhet edhe raporti i kontrollit të kryer nga zyra e antikorrupsionit, ku mes shkeljeve të mëdha të ligjit janë identifikuare dhe disa farmaci të zyrtarëve të Fondit që kanë abuzuar me ilaçet e rimbursueshme.
Për llogari të kësaj dosje, prokurorët tashmë kanë proceduar 12 persona, mes tyre drejtori Xhuvani dhe administratorin kryesor të 4 farmacive fiktive Hysni Roçi, i cili brenda tre muaje ka përfituar rreth 500 mijë eurove nga ilaçet e rimbursueshme. Pas publikimit të skandalit dhe arrestimit të zyrtarëve të fondit,ka dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm Astrit Beçi nga kjo detyrë.
Bashkëpunimi i zyrtarëve me farmacistët për vjedhjet
Prokurorët dyshojnë se të arrestuarit e tjerë të kësaj drejtorie, Edlira Mara, me detyrën juriste, ekonomistja Keti Mahmutaj dhe specialistët e kontrollit Frida Lamçe dhe i shpallur në kërkim Fatbardh Budo në detyra të ndryshme nën urdhërat e drejtorit Pjerin Xhuvani dhe kundrejt përfitimeve vetjake kanë favorizuar 4 farmacitë fiktive.Sipas dosjes së prokurorisë, mësohet se pronar i 4 farmacive fiktivë është i arrestuari Hysni Roci, i cili e ka pranuar mashtrimin me ilaçet e rimburësueshme. Hetuesit thonë se 46 vjeçari Roci, në bashkëpunim me drejtorin rajonal të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Pjerin Xhuvani dhe vartësit e këtij të fundit ka përfituar rreth 500 mijë euro.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com