FOTO/ Bill Clinton mik me miliarderin që organizonte orgji! I dërgoi në Shtëpinë e Bardhë 8 gra gjatë kohës që ai ishte President
Bill Clinton dhe Jeffrey Epstein
Jeffrey Epstein, financieri i cili akuzohet për organizimin e orgjive me vajza të mitura, raportohet të ketë bërë dhjetëra vizita në Shtëpinë e Bardhë, kur në detyrë ishte ish-Presidenti Bill Clinton. Sipas “DailyMail”, Epstein nuk ishte i vetëm gjatë udhëtimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë, por bashkë me tetë femra të ndryshme.
Regjistrat e vizitorëve të zbuluar muajin e kaluar konfirmuan se pedofili i ndjerë kishte vizituar të paktën 17 herë gjatë mandatit të parë të Bill Clinton-it, duke filluar menjëherë pas përurimit të tij në vitin 1993. Raportohet se vizitat janë kryer mes viteve 1993-1995.

Pamjet e pazbuluara më parë tregojnë gjithashtu financierin, i cili në tre raste vizitoi Shtëpinë e Bardhë dy herë në një ditë. Në disa prej fotove të fiksuara pedofili i ndjerë shfaqet në podiumin e sallës së konferencës në Shtëpinë e Bardhë në rezidencën e presidentit në Palm Beach.
Natyra e vizitave të Epstein nuk zbulohet në regjistrat e vizitorëve, megjithatë, ato tregojnë se gjatë një darkë në “Blue Room” ishin të pranishme dhjetëra gra.

Shumë nga gratë që Epstein mori në vizitat e tij në Uashington dihej se kishin pasur marrëdhënie romantike me të.
Në listë përfshihen Celina Midelfart, asokohe 21 vjeç, Eva Andersson-Dubin, 33, Francis Jardine, e cila besohej se ishte në të 20-at dhe e dashura e tij e dikurshme, Ghislaine Maxwell, e cila ishte 32 vjeç.
Katër gratë e tjera që shfaqen gjithashtu në regjistra janë Jennifer Garrison, Shelley Gafni, Jennifer Driver dhe Lyoubov Orlova.

Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.1%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 12367
Lajme të tjera
-
Humb jetën në moshën 75-vjeçare ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Clinton-it, Bill Richardson
2 Shtator, 22:00
-
Rama uron për ditëlindje ish-presidentin Bill Clinton
19 Gusht, 17:18
-
Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton feston sot 77-vjetorin, ja disa fakte që nuk i dinit për të
19 Gusht, 08:10
-
Ilir Yzeiri: Pse na do Amerika
9 Korrik, 10:56
-
Ilir Yzeiri: Pse na do Amerika
8 Korrik, 12:49
-
Rama zbulon ‘porosinë’ e Bill Clinton për Kurtin: Meqë s’më takoi, ta dëgjojë nga televizori
6 Korrik, 21:50
-
Vizita e Bill Clinton në Tiranë, Demalia: Turp për ata që e sulmuan! Rama të tregohet më tolerant, ta takojë Kurtin
5 Korrik, 18:57
-
Refuzimi i Kurtit për takimin me Ramën, Spaho në Report Tv: Mirë ja bëri, e meritonte! Te Clinton nuk u ftova se e përdori Rama, ra në lojën e tij
5 Korrik, 14:35
-
Frrok Çupi: Cili Bill?
5 Korrik, 10:04
-
FOTOLAJM/ 'Dy festa në një ditë' Aleks Soros tregon emocionet e 4 korrikut në Tiranë! Nga vizita e Clinton tek ditëlindja e Ramës
5 Korrik, 08:16
-
Vizita në Tiranë, Bill Clinton: S'do ta harroj kurrë, nderi im që punova për të forcuar lidhjet SHBA-Shqipëri
4 Korrik, 22:36
-
Rrëfimi i kamarierit shqiptar që e falënderoi në gjunjë ish presidentin Clinton: Më erdhi vetëvetiu! Më përqafoi kur i tregova si kam shpëtuar bashkë me familjen
4 Korrik, 20:10