Mes debateve të forta në radhët e deputetëve të opozitës e mazhorancës u zhvillua seanca dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë me ministren Albana Koçiu dhe drejtuesit e QSUT-së pas skandalit në Spitalin Onkologjik, me një hetim tashmë në duart e SPAK.

Kryetarja demokrate e Komisionit, Zheni Gjergji, mbështetur nga kolegia Albana Vokshi, adresuan një sërë pyetjet bazuar në denoncime që qytetarët i kishin adresuar.

‘Jodi radioaktiv për teroiden, qëkur është? pse nuk janë bërë tenderët? ‘- pyeti Albana Vokshi, deputete e PD-së.

“Është dhënë mjekim alternativ, nuk ka mbetur pa mjekim asnjë pacient. Tani është bërë tenderi për herë të parë nga QSUT dhe është shpallur kompania fituese.’- tha Alma Cani, Drejtorshë e QSUT.

Jodi radioaktiv që opozita insistoi të marrë përgjigje është i nevojshëm për shintigrafinë për të sëmurët me tiroide, e cila nuk funksionon prej muajit janar 2024.

‘Është në punë, por nga incidenti i zjarrit s’është vendosur në punë.’- u shpreh Cani, drejtoreshë e QSUT.

Opozita ngriti shqetësimin e mjekut të larguar nga Onkologjiku pas frikës nga rrezatimi i kobaltit, por përgjigjen e mori nga zv.ministri i shëndetësisë.

‘Bunkeri i vjetër s’ishte i përshtatshëm për kobalt 60. U kërkua që për këtë të shkonte pajisja në ambient tjetër, në një bunker të ri ekzistues që e ka pasur qsut dhe trajtonte tumoret me kobalt.  I plotëson kriteret bunkeri actual se ishte për kobalt me rrezatim të jashtëm’- tha Niko Hyka, zv.Ministër i Shëndetësisë.

Denoncim të rëndë bëri Albana Vokshi kur tha se ilaçeve që përdoren për shërbimet në QSUT u ndërrohet skandenca dhe i jepen pacientëve. Drejtoresha e Farmacisë në QSUT, mohoi në mënyrë kategorike.

Albana Vokshi: A ka sasi të skanduar të Feiba në QSUT? Keni ndërhyrë në sistem për të hequr datat e skadencës?

Ilirjan Pendavini deputet PS: Helmi  i hedhur ndikon negativisht te pacientët e do shohim raste kur mjekët do dhunohen!

Klodiana Spahiu, deputete PS: A ka mundësi që këtë debat të mos e bëni për vota...

Mirela Rexhepi, drejtoresha e Farmacisë QSUT: S’ka shans të ndërrohet data e skadencës, ilaçi është në spital hajde verifikojeni!

Shpjegimet teknike mbi atë se çfarë ndodh, ministrja jua la njerëzve të fushës, e vetë u fokusua tek plani kombëtar për të përmirësuar situatën në shëndetësi

Albana Koçiu: Mos të bëjmë politikë, do na dalin drurë të shtrembër dhe rrugës. shëndetësia do të vijojë të eci përpara. nuk janë deklarata, unë e besoj, përditë këtë punë bëj.

Pas rreth 3 orëve debate, palët politike ndan një mendim të përbashkët, nevojën për të përmirësuar spitalin Onkologjik në shërbim të të sëmurëve me tumor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Shefja e Onkologjikut: Të jesh me kancer s’do të thotë se je e paaftë për punë

Shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku sot në komisionin e Shëndetësisë ka raportuar pas skandalit që shpërtheu te Onkologjiku, ku bëhej pazar me pacientët me tumor.

Gjatë fjalës së saj, Çeliku tha se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.

‘Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, dhe do të këtë nuk e fshehim...

Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim... të sëmuresh me kancer nuk do të thotë je e paaftë për punë. Asss kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon..!’- tha Çeliku.

Ora 19:42
Shefja e Onkologjikut: S’e njihja Ina Kasimatin, s’e dija se paska ndërruar jetë! Letrën mund ta ketë shkruar në presionin e sëmundjes

1721230104_inakasimati.jpg

Silvana Çeliku, shefe e Spitalit Onkologjik, pohoi se nuk e njihte fare mësuesen dhe aktivisten Ina Kasimatin e cila vetëm pak muaj para se të ndahej nga jeta nga sëmundja e kancerit, kishte paralajmëruar gjendjen e rëndë që ishte spitali Onkologjik.

Sot në Komisionin e Shëndetësisë, deputetja e PD-së Albana Vokshi pyeti mjeken Silvana Çeliku se pse mësuese Ina Kasimati nuk mori medikamentin që i nevojitej.

Çeliku tha se nuk e njihte aktivisten dhe as nuk e dinte se kishte ndërruar jetë. Duke ju referuar letrës, Çeliku tha se mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.

Pjesë nga debati

Vokshi: Mësuesja Ina Kasimati... iu dha vetëm një medikament, iku jashtë... a ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë!

Çeliku: Unë nuk e njoh zonjë, por më ka vjen shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija, ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?  

Vokshi: S‘kam zgjedhur ndonjë pavion.

Çeliku: E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale.